• |
ide | kryesore

Zaev refuzon të ‘eksportojë” modelin shqiptar të vettingut: “Jo një sistemi pa gjykata”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pikërisht në pikun e debatit për Reformën në Drejtësi, kur disa e quajnë histori suksesi dhe disa e shohin si dështim, një përgjigje nëse standarti shqipëtar është i mirë për tu eksportuar vjen nga fqinjët tanë. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka hedhur poshtë kërkesat europine për të bërë edhe ai në vendin e tij një eksperiment radikal si Shqipëria. Në forumin e ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup komisionerja europiane për drejtësi, Vera Jurova propozoi që Maqedonia e Veriut të ndjeke modelin e Shqipërisë për vettingun dhe reformimin e drejtësië. Fjalët e Jurovës nuk ishin një rastësi. Pak ditë më parë Brukeli i kërkoi Shkupit
që të kalojë në sitën e vettingut gjyqtarët dhe prokurorët.

Por nga paneli i mbledhjes ballkanike ku mori pjesë vetë Zaev e ka kundërshtuar një gjë të tillë, me dy argumenta kryesore. i pari se Vettingu në vendin tonë ka shkaktuar kaos dhe e dyta se Maqedonia e Veriut nuk ka aq kapacitete të reja sa të zëvendësojë ata që do të digjen. “Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm por tani nuk ka kapacitete se si t’i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese, madje dhe pa Gjykatë të Lartë, gjë që është e pa lejueshme”, ka hedhur ai poshtë propozimin europian.

Kryeministri maqedon u mjaftua me një llogari numrash të gjykatësve të vendit të tij, pa përmendur faktin se mungesa e dy gjykatave supreme, ligjet kontradiktore dhe të shkruara me shpejtësi, i kanë dhënë një hapsirë të madhe mazhorancës në pushtet për të vënë dorën e saj mbi drejtësinë. Edhe Komisioni i Venecias kur dha mendim për reformën shqiptare e parashikoi mundësinë që një ndërhyrje radikale e sistemit mund ta bllokojë atë dhe të krijojë premisat për papjen nga forca që është në pushtet.

Këto profeci tani po dalin në pah edhe në realitet, prandaj eksportimi i modelit shqiptar, që këtu vazhdojnë ta shesin si histori suksesi, ka filluar ti bëhet rezistencë.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Bravo, kjo të ishte bërë edhe në Shqipëri!
    Gjyqësorin këtu tek ne e shkatërroi politika, po vazhdon të pengojë vetingun dhe si e tillë duhej të kalonte në sitën e vetingut paralel me gjyqësorin!
    Po dëgjojmë lloj lloj përrallash, janë bërë i madh e i vogël me master në drejtësi!

  2. E keni gabim titullin o injorante. Maqedonia nuk e eksporton “reformen” por e importon, eksportin e ben Shqiperi se “reforma” eshte “malli i saj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *