• |
ide | kryesore

Zbulohen 25 persona në një kontenier, në tragetin e nisur drejt Britanisë së Madhe

Arkiva, Planet



Policia holandeze ka bërë me dije që të paktën 25 persona janë gjetur në një kontenier-frigorifer- në bordin e një trageti që ishte nisur drejt Mbretërië së Bashkuar.

Lajmin e bëjnë me dije mediat britanike dhe holandeze që nënvizojnë që për momentin nuk ka detaje për kushtet në të cilat ndodhen 25 klandenstinët, dhe ende nuk dihet as kombësia e tyre.

E përditshmja holandeze De Telegraaf shkruan që gjetja e njerëzve është zbuluar nga ekuipazhi i tragetit, pak pas nisjes së tragetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *