• |
ide | kryesore

Zbulohet foto/ Borchard si Dvorani, e kthen fletën sipas atij që është në qeveri

-Instant, Të fundit



Dy personazhe që janë këto ditë në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit me presidentin e republikës janë kreu i KED Ardian Dvorani dhe ambasadori i OSBE, Berndt Borchardt. Sa do larg të duken me njëri tjetrin, ata i bashkon aftësia për tu bërë më atë që është në pushtet. Nëse Dvoranit si gjykatës po i përmendet krahas shërbimit të tanishëm, votimi si gjykatës i lartë pro Ilir Metës (5-0), për videon e tij të famshme, diplomatit gjerman, po i qarkullon në rrjet një foto kur ishte ambasador i vendit të tij dhe mori pjesë në fushatën elektorale të Berishës. Kto imazhe të fushatës 2009 me slloganin “Shqipëria po ndryshon”, shkaktuan skandal për thyerje të kodeve diplomatike.

Por me sa duket as për juristin shqiptar, as per zyrtarin gjerman, me profil, formim dhe gjeografi aq të ndryshme nga njëri tjetri, kodet morale dhe etike nuk kanë vlerë. Sa do të largët ata i bashkon dëshira për të qenë me pushtetin.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. po si jeni kaq gazetar banal e anadollak. si ka mundesi qe ka ren gazetaria ne duar te ca anadollakeve. ka te drejt ram trecerekshi kur thot se jeni kazan. jo kazan po jeni nevojtore fare. boll manipuluat o gazeta hale. NJerezit qe kan njefar integritati nuk jan tifoz me njerin apo me tjetrin. pse militant jan keta? duhet me ndjek berishen e meten deri ne vdekje sipas jush? nuk e kthejn ata pllaken. ata respektojn ligjin e konturet ligjore o varikarsa. ju mbushni me thashetheme nje opinion te ter dhe thoni eshte me ne apo eshte me ata. njerezit me integritet jan vetem me vetveten dhe me integritetin e tyre dhe veprojn sipas ligjit apo parimeve dhe bindjeve te tyre. ju jeni mesuar me lidera juprem. ju jeni mesuar me “me ne” ose “kunder nesh”. njerez me bisht e primitiv si tribu afrikane. haxhiqamilista qe nuk keni iden e shtetit e te shtetit ligjor. tha ai keshtu e tha ai ashtu. me me the te thash pa permendur asnjeher nje pasazh ligjor. e presim ne te behet ky vend nga bushatra e politikan horra. me shum na duan te huajt sesa duam veten. rend shum rend. te gjith ne shqiperi duan ndryshimin po asnje nuk eshte gati te ndryshoj. se nga do vij ky ndryshim.

    1. Per ndonje kokerr edhe mund ti permendesh konturet demokratike. Po per Sorecen dhe Boschardtin qe ofendohet se protestuesit therresin Rama Ik mund ti cilesosh me plot gojen si sekretare ekzekutive te sektit politik Rilindja

  2. E cili është morali i kësaj “fabule” alla Bushat ?
    Edhe Rama, edhe Berisha, edhe Meta janë njëlloj sepse kanë pasur “miq” të përbashkët, e “provuar” kjo me këtë foto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *