• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Tottenham bën zbulimin Spècial: José Mourinho kthehet në Premier League

Sport



José Mourinho bën kështu rikthimin e tij në futbollin që ka rëndësi dhe e bën nga dera kryesore, duke marrë pankinën e një prej dy finalistëve të Champions League të sezonit të kaluar. Special One është trajneri i ri i Tottenham Hotspurs, që ka vendosur të besojë tek portugezi për tu kthyer në majën e futbollit, pas divorcit të papritur me Mauricio Pochettino, që është shkarkuar befasisht mbrëmjen e të martës.

Sapo ka arkivuar një histori 5 vjecare, klubi anglez e Mourinho kanë firmosur një akord të vlefshëm deri në 30 qershor 2023 (tekniku do të fitojë 13 milionë në vit) e ka qenë pikërisht Tottenham që e ka bërë public në rrjetet e tyre sociale zyrtare.

Tekniku portugez, që kthehet në Premier League ekzaktësisht 11 muaj nga lamtumira me Manchester United, është shprehur shumë i lumtur për këtë aventurë të re: “Jam entuziast që bëj pjesë në një klub me trashëgimi kaq të madhe e me tifozë kaq të apasionuar. Kualiteti sin ë skuadrën e parë ashtu dhe në akademi më entuziazmon. Mundësia të punoj me këta lojtarë është ajo që më tërhoqi më shumë” ishin fjalët e Special One.

“Jose është një nga trajnerët me më shumë sukses që kemi – lexohet në komunikatën e Spurs – Është i njohur për aftësinë e tij taktike e ka drejtuar Porto, Inter, Chelsea, Real Madrid e Manchester United. Ka fituar titullin kampion në katër vende të ndryshme (Portugali, Angli, Itali e Spanjë) e është një nga tre trajnerët e vetëm që ka fituar dy herë Champions League me dy skuadra të ndryshme Porto në 2004 e Inter në 2010. Është edhe tre herë fitues i Premier League me Chelsea (2005, 2006, 2015)”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *