• |
ide | kryesore

Ndalini daullet, reforma në drejtësi një gërmadhë që po shkërrmoqet

-Instant, 1, Ide

Ndërsa opinioni publik po helmohet prej ditësh me qëndrimet e partizanëve të barrikaduar pro Ramës, apo pro Metës, për anëtarët që duan të çojnë në gjykatën kushtetuese, fokusi po humbet nga një çështje më e madhe: dështimi katastrofal i Reformës në Drejtësi.

Nëse njëra palë mëton ta shpjegojë gjithë historinë me frikën e presidentit që i trembet ndëshkimit nga SPAK dhe tjetra dëshirës së Ramës për të kapur drejtësinë, pas grabitjeve kolosale që ka kryer, ne po vëzhgojmë se si shembet para syve tanë, gërmadha e dizenjuar keq e asaj që na e kanë shitur si një “histori suksesi”.

Prova/ Si u manipulua në Tiranë reforma në drejtësi

Dhe shembujt për këtë janë flagrantë.

Le t’i kthehemi vetëm asaj që ndodhi sot. Besnik Muçi, anëtari më fringo i kushtetueses, i sapo dekretuar nga presidenti, u dogj për pasuri të papërligjur nga vetting-u. Ai nxitoi t’a injoronte këtë fakt duke pretenduar përmes një kleçke imorale, se ai ishte vettuar si prokuror, ndërsa si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ligji nuk e detyronte t’i nënshtrohej këtij lloj kontrolli.

Por, përtej moralit dhe ndërgjegjjes të Besnik Muçit, ne publiku, që na është thënë të besojmë tek reforma në drejtësi, jemi të detyruar të ngremë pyetjen: si ka mundësi që arkitektura e re e revolucionit juridik të Lu-së dhe Vlahutin, lejoka që një njeri që ligji e “digjkërka” si prokuror, mund t’u bëka, pa i hyrë ferrë në këmbë, anëtar i Kushtetueses? Mos vallë sepse e gjithë ngrehina e re është dizenjuar për t’i hapur rrugën personave të veçantë dhe tani prej saj po përfitojnë edhe të tjerë të paparashikuar?

Apo thjeshtë sepse, nën diktatin e nxitimit, ata që donin më shumë shpejtësinë sesa cilësinë, kanë gatuar një çorbë që askush nuk i jep dot më drejtim?

Le të vazhdojmë më tej. Rasti i Besnik Muçit të përzgjedhur nga presidenti, është tipik me atë të dy zonjave që u votuan për në kushtetuese nga rilindja. Edhe ato, në konkursin të cilit iu nënshtruan, rezultuan të paafta për të fituar gradën e magjistranteve. Por megjithëse ngelën në një “provim” për një detyrë më të ulët, u kualifikuan si të afta për t’u katapultuar në kushtetuese.

A nuk është edhe ky një nonsens për arkitekturën lëmsh e li të reformës së re në drejtësi?

Pa dyshim që po, por për të shkuar më tej, produktet e këtyre kundërthënieve, në votimin e parë me të cilin u përballën në kushtetuese, u ndanë në mënyrë strikte si të politizuar. Ata që mbroheshin nga presidenti votuan pro interesit të tij. Ato që mbroheshin nga kryeministri, ashtu siç i volit mazhorancës.

Të gjithë sëbashku, e humbën që në start besimin e publikut dhe  dorëzuan shumë nga integriteti i tyre profesional.

A nuk do të qe në moralin e Besnik Muçit të jepte dorëheqjen pas asaj që ndodhi, pavarësisht se si e interpreton ai ligjin?

A ka më fytyrë të shtiret si e pavaruar, Arta Vorpsi, pas shfaqes të denjë për “Portokalli” që dha tek noteri?

A mund ta pranojë pa brerje ndërgjegjjeje Marsida Xhaferllari dekretin presidencial, që pavarësisht lojrave meskine që iu bënë, u nënshkrua në përfundim të afatit 30 ditor që i njeh ligji?

E pra, këto pyetje që do t’i shtronte secili njeri normal, i pavarur dhe me bonsens, nuk i shkojnë nëpër mend asnjërit prej anëtarëve të rinj të kushtetueses, gjë që tregon se ata nuk janë aty si kryqtarë të drejtësisë së shpresës për në nesërmen, por si përfaqësues të ekulibrave të politikës së vjetër.

Pikërisht në këtë derexhe degradoi Reforma në drejtësi, e votuar në kuvend duke shantazhuar deputetët, e mbështetur me para euro- atlantike dhe e propaganduar me videot e ambasadës amerikane.

Po t’i shtosh asaj edhe dhjetra gropa të tjera, si ngërçi për funksionimin e shkollës së magjistraturës, kalvari sorollatës për të ngritur KLP dhe KED, konkluzione skandaloze të Vettingut, si ato për Donika Prelën, një zgjedhje “sui generis” si ajo e Arta Markut, nuk e ke të vështirë të shohësh përmasën e dështimit.

Lexo me tej:

Lamtumirë Lu dhe Vlahutin, ne na latë peshqesh gropat e reformës

Ai vjen kryesisht nga dy gjëra: nga një nismë që u konceptua si eksperiment me kavie në laborator dhe nga vullneti i pushtetit për të shfrytëzuar defektet e këtij eksperimenti.

Prandaj, këtej e tutje, sa herë flasim për reformën në drejtësi, duhet të bëjmë të heshtin ata që vazhdojnë t’u bien daulleve të suksesit.

Në çdo pikë ku ta kapësh, përpara se të ofrojë zgjidhje, ajo po shkakton probleme. Ndosha dhe për këtë fakt, apo ndoshta se kanë kuptuar përmasën katastrofale të eksperimentit që u provua tek ne, fqinjët tanë po refuzojnë të pranojnë eksportimin e tij nga BE në vendet e tyre.

©Lapsi.al

25 Comments

    1. Çfarë do të thotë fjala “e barikuar”, se unë nuk ia di kuptimin.

      Faleminderit paraprakisht për përgjigjen.

      1. Nëse je një kundërshtar i qeverisë së narkotrafikut, nuk ka sepse të ndysh emrin e nderuar të “Rilindjes” me këtë qeveri.
        A nuk do të ishte më mirë që të nënshkruaje me pseudonimin “Antimafia”
        Kam dëgjuar në debatet televizive deputetin socialist Qefalia, që në vend të fjalës “perfekt” të përdorë fjalën “prefekt”, pa e ditur i gjori se janë fjalë të ndryshme me kuptime krejt të ndryshme.

        1. Hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………si Qefalia dhe si ajo e koporatave jane te gjite . U ka mbush parlamenti me koktula . por nuk eshte ky problemi . Problemi eshte se tashme keta jane shumice . Imagjinojeni vete se ku po shkojme dhe se kush eshte e ardhmja jone .

          1. Ngatërimi i fjalës “korporatë” me fjalën “kërperatë”, duket se e ka burimin tek kanabisi, pasi bima e kanabisit në shqip quhet kërp.

  1. Vdiqem per Saliun,rrembeni armet per hajdutet ,oh sa na duhen.Hapni depot dhe shisni armet ,vrisni njeri tjetrin se Likja e ka depozituar parane qe Amerika e di se ku,prandaj Presidenti hidhet perpjete…marinsat amerikane erdhen jo me kot.Ndersa kushtetuta eshte nje nje leter qe Meta e perdor ne nevojtore.

    1. Shoqja paemer. Dukesh shume e informuar per menune e “qadres”. Ndonje info nga brenda? Mami kamariere? Tashti bertit 3 here fort: Rrofte Imperializmi Amerikan, beji nje foto postimit dhe prit e qete diten e rroges

  2. Vetingu nxjer si te korruptuar ket prokurorin milioner dhe Bushati e quan deshtim. Jo mer Bushat, rasti i ktij katunarit milioner qe u shkarkua, tregon se si Like floriri po mundohet me i shpetu drejtesise. Ka 6 muaj qe flet per armiq te jashtem, per video, se sa kar derr eshte perballe presioneve….. I ka hap lufte ambasades se USA po tullumin mrena e ka, le te pyesi doktorin po deshi.

  3. Thelbi i reformes ne drejtesi nuk ishte qe te zgjidheshin as me te aftet dhe as me te ndershmit. Duhet thjeshte te ishin njerez qe do i zgjidhnin amerikanet dhe qe do te benin cfare donin amerikanet. Nuk kemi prova qe thelbi i reformes eshte shkelur, sepse nuk e dime cfare duan te bejne amerikanet qe vendosen se duhet marre ne kontroll sistemi i drejtesise ne Shqiperi. Mbase duan burgosjen e Metes. Nese duan kete dhe nuk ndodh mund te flasim per deshtim. Por i duhet dhene me shume kohe per ta pare. Gjithsesi, mund te dale edhe per mire, sepse kjo lloj drejtesie e cuditshme mund t’i trazoje ujerat dhe te prodhoje levizje interesante popullore.

  4. Ouuuuu?
    Që kur na paska dale kjo folja “barrikoj”, nga e cil mund te formohet “e barrikuar”????
    Sa mire e dike shqipen ti byrazer?

  5. Kjo puna e vetingut ne drejtesi ishte si historia e Nastradinit me qershite . Nga nje arke e shurrosur komplet duhet te nxirrje e te haje ato kokrra qe sipas stomakut ( interesit) te nastradint nuk jane lagur , por ne fund nuk ngeli kokerr qershie ne arke .
    Nga nje drejtesi e zhytur totalisht ne llumin , nga nje drejtesi e infektuar ne çdo qelize si mund te nxjerresh nje kaste te paster dhe te iluminuar? Bizarrizmat ne kete vend nuk bejne me pershtypje . Jemi vend ekzemplare .

  6. Jeni mbrapa kohës sufllaqe Andi. Koha juaj iku, është kohë tjetër tani. Vare penën, dhe ik pi ndonjë kafe po pate lekë. Tani është koha e drejtësisë dhe ligjit, dhe me këtë, është edhe koha e atij apo asaj që është i zoti/e zonja.

  7. Ne kete vend nuk do kete drejtesi. Sepse nuk ka kush e ben. Kush eshte pa mekat te hedhe gurin i pari. Po te kishim sensin e drejtesise nuk do ishim ketu ku jemi.
    Qelbistani koloni e sudanit.
    As ata nuk e duan.

  8. KJO ESHTE ISH SIGURIMI I SHTETEIT SHQIPTARE 1945-1990

    KETA TE POSHTER QE ME PARULLEN REFORMA NE DREJTESI KA 6-VITE QE PERRALLEN ME POPULLIN PSE SE BEJN PSE SE NDERTOJN PSE KANE FRIGE POR NA CANE K…. KA 6-VJET.

    1. MOS U MERZIT KA EDHE ME KEQ . PALLOSHI I ANETES THA QE DO ZGJASE EDHE 10-15 VJET TE TJERA . DO JEMI BERE GJYSHER DERI NE ATE KOHE .

      1. Ke shume te drejt , eshte edhe per te qare edhe per te qeshur . Qe kur degjon te gjatin tone qe flet sikur ka nje jave pa gjume te priten gjunjte dhe nuk te vjen me as te punosh dhe as te investosh , por te ikesh nga syte kembet . Vella Shqiptar , nese do te shpetosh veten largohu nga ky vend , larg ketij vendi larg fatkeqesise . Por nese ti o vellai im do te shpetosh vendin tend dhe te ardhmen e femijeve te tu , qendro ketu . Qendro dhe lufto me te gjitha menyrat kunder kesaj kaste te ndyre politikanesh . Shqiperia eshte e atyre qe duan ta ndryshojne , ta ndertojne dhe ta zhvillojne . Shqiperia eshte e jona dhe jo e politikaneve .

  9. Qe e tregojne qe jane bije kurvi, te degjeneruar, hajdute, drogmene, e bashibozuke kuqale, jane vetem keta horra, rilindas, qe nje fare pushti sigurims, me ka vjedhur linkun e emerit tim ne kete poortal,,,XIXA, eshte firma ime e shkrimeve ne kete portal, por meshefesi, e frikacaku kuqal, vepron si baballaret e tije qe futnin arme ne kisha, e pastaj i kapnin per ti denuar. Keshtu e ka bere edhe ky, bire kurvi, qe te me deformoi opinionin qe une shpreh vazhdimisht ne kete portal. A e kuptoni se kush ini, e nga vini, por per cfar po jetoni? Jeni kthyer servile, sherbetore, e gangstera te blere vetem per interesat tuaja meskine, te erreta ashtu sic edhe keni bindjet tuaja bastarde, te maskuara . Shqiptare,( ne se jeni) si ju ia kane cjerre masken karakterit e burrerise shqiptare, andaj edhe namin e zi ne bote jeni ju qe ia keni nxjerre, e po ia nxirrni ketij populli te shume vuajtur, por kete kerkoni, e doni ju, bije bushtrash kuqale, qe vendi te mos zhvillohet e populli te haje vehten e tije ner vedi.

  10. Ju qe besoni se me burgosjen e Metes do te shndrije gjithcka ketu ta dini se nuk po ben Meta rruge 20milion/km apo shpopullim te vendit. Kuptoni nga vjen sot e keqja

  11. ever since young Soros’ talents were identified as a young boy working for the Nazis during WWII (a time he describes as the best and most formative of his life), this young sociopath was recruited to the managerial class of the empire becoming a disciple of the “Open Society” post-nation state theories of Karl Popper while a student in London. He latter became one of the first hedge fund managers with startup capital provided by Evelyn Rothschild in 1968 and rose in prominence as a pirate of globalization, assigned at various times to unleash speculative attacks on nations resisting the world government agenda pushed by his masters (in some cases even attacking the center of power- London itself in 1992 which provided an excuse for the London oligarchs to stay out of the very euro trap that they orchestrated for other European nations to walk into

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu