• |
ide | kryesore

Basha me Donald Tusk: Do bindim BE-në siç bëmë me NATO-n dhe heqjen e vizave

Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha u takua me presidentin e ri të PPE, Donald Tusk.

Ky i fundit ka qenë president i Këshillit Europian, kurse tani ka marrë përsipër detyrën e rëndësishme në krye të familjes më të madhe politike europiane.

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe t’i uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE.

Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, siç kemi bërë për anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave.

Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik.

Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë,” shkruan Basha.

4 Comments

  1. Paske arrit orgazmen o namyti,nuk na tha gje cfare i ka thene tusk per vilen dhe lobimin rus,se te gjithe jane te barabarte para ligjit,kushtu tha lulzimja dje

    1. I ka thene qe cdo pasuri e ka nga Linda, se vete s’merr leke – punon per ate lart!
      Te fala surrelsit, sufllaks!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu