• |
ide | kryesore

Çudit Mourinho: trajneri dorëlëshuar “nuk kërkon përforcime”

Sport



“I relaksuar, motivuar e gati”. José Mourinho ka nisur kështu aventurën e tij në krye të Tottenham, me këto fjalë, duke marrë vendin e të shkarkuarit Mauricio Pochettino: “Jam në një klub të madh, jam i bindur se zgjedhja ime ishte fantastike. Nuk kam nevojë për lojtarë të rinj, duhet vetëm të njoh më mirë ata që kam”. Një mendim edhe për ish-teknikun e Spurs: “Duhet të falenderoj Pochettino për punën e jashtzakonshme që ka bërë”.

Një aventurë e re londineze, tek Spurs, skuadër që në të shkuarën – për respekt të Chelsea e United – kishte refuzuar ta marrte në konsideratë. José Mourinho kthehet në Premier League, pas 11 muajsh pa pankinë, me një kontratë prej 15,5 milionë stërlina në vit, me objektivin për të ngritur Tottenham, i 14° në renditje pasi arriti në finalen e Champions sezonin e kaluar: “Jam gjithnjë i njëjti në të mirë e të keqe, nuk mund ta humbasësh ADN. E di që kam bërë gabime në karrierë e nuk do ti bëj më, por do bëj të tjera, që do të më bëjnë edhe më të fortë”.

Mourinho merr kështu vendin e Pochettino: “Rezultatet ndonjëherë kondicionojnë zgjedhjet e shoqërisë, unë jam i bindur për zgjedhjen time sepse jam në një klub të madh me potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një punë të mirë”. Pa ndihmë nga jashtë, të paktën nga merkato: “Besoj se dhurata më e mirë që shoqëria mund të më bëjë janë lojtarët që janë këtu, nuk më duhen të rinj. Duhet vetëm ti njoh më mirë ata që kam në dispozicion. I kam thënë lojtarëve se jam këtu për ata, madje kam prvuar edhe të marr ndonjë prej tyre kur ishe në klube të tjerë, por nuk ia dola dot”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *