• |
ide | kryesore

De Ligt ironizon Kluivert: “Të pendohem për Juventus? Nëse e thotë ai”

Sport



Matthijs De Ligt është penduar që zgjodhi Juventus në vend të Barcellona. Ky është mendimi i Patrick Kluivert, hedhur poshtë menjëherë nga mbrojtësi hollandez: “Nuk jam penduar aspak për zgjedhjen time. Ai është opinioni i tij dhe fakti që e tha një si ai e bën gjënë të besueshme, por nuk është kështu”. Rritja është konstante: “Pas ndeshjes së parë me Napoli presioni u përkeqësua, por tani po bëj hapa gjiganti”.

“Patrick Kluivert ka thënë se jam penduar që erdha tek Juventus. Besoj që jo. E dëgjova edhe unë, njerëzit shkruajnë shumë. Fakti që e tha dikush si Kluivert mund ta bënte më të besueshme, por besoj se është vetëm një opinion i tij”. Përkundrazi, në bardhezi aventura po shkon për mirë, sipas mbrojtësit hollandez: “Kur arrita nga Ajax mendon: ‘Oh Ronaldo, Buffon, Bonucci, Chiellini… por nëse luan për dy muaj fshihet cdo gjë e ata bëhen vetëm shokë skuadre dhe miq”.

Fillimi nuk ishte ai më i miri, me shumë gabime në ndeshjen kundër Napolit: “Ka gjithnjë shumë pritshmëri kur blihesh për ca shifra të tilla e pas asaj ndeshje situata u përkeqësua. Por në realitet po bëj hapa gjigante në cdo ndeshje, vlerësoj gjithnjë mbështetjen e tifozëve e shokëve dhe jam i lumtur tek Juventus”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *