• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Bleu cigare në Tiranë me paratë e shtetit, “kryqëzohet” këshilltari i Fatmir Limajt

Lajme, Të fundit



Faturat e kripura të qeveritarëve shqiptarë shkaktuan skandal pak kohë më parë. Qindra mijëra euro të shpenzuara nga ministrat në hotele luksoze dhe fluturime të shtrenjta. Qeveritarët shqiptarë gjetën justifikime nga më bajatet duke shkuar deri aty sa të thuhej se “kishte fjetur i gjithë delegacioni në një dhomë hoteli.

E njëta gjë ka ndodhur shpesh edhe në Kosovë, por aty konsiderohen skandal edhe shpenzime më të vogla. Rasti më i fundit është ai i ish-shefit të kabinetit të zv.kryeministrit Fatmir Limaj. Gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, kabineti i Limajt kishte shpenzuar gjithsej 774 euro. Në faturat e publikuara nga portali kallo.com shihet se zyrtarët kishin blerë edhe cigare për të cilat kërkonin rimburësim. Në faturën e publikuar figuron blerja e një pako Marlboro me vlerë prej 350 lekë.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së ZVKM në Shqipëri me 26.10.2017-28.10.2017 kemi patur disa takime me delegacione nga Shqipëria për mbledhjet e dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Përmes këtij njoftimi kërkoj që të më kompensohet shuma e shpenzuar gjatë kësaj vizite ku në mungesë të kartelës më është dashur të mbuloj të gjitha shpenzimet”, – thuhet në letrën e Luan Malokut, pjesë e stafit të zyrës së Fatmir Limajt, që e kishte dërguar te zyrtari i lartë financiar përmes Endrit Shalës që në atë kohë mbante postin e shefit të kabinetit të Fatmir Limajt. ©LAPSI.al

Kërkesa-për-kompensim

Fatura-për-blerjen-e-pakos-së-cigarave



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *