• |
ide | kryesore

Flet Albin Kurti: Me Ramën kam pasur gjithnjë debate të forta

Lajme, Të fundit

Gjatë diskutimit në emisionin “Open”, kreu i “Lëvizjes Vetëvendosje” Albin Kurti deklaroi se ka pasur gjithnjë debate të forta me kryeministrin, Edi Rama.

“Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do mes dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”, – u shpreh Kurti duke shtuar: “Ta ndihmojmë BE-në duke synuar një federatë tonën”.


Kurti ka folur edhe për Qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë që sipas tij nuk është as pozitë, as opozitë, sepse sipas tij ajo është regjistruar si OJF.

“Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë” – tha Kurti. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Problemi eshte se Rama nuk e njeh kulturen e debatit dhe ka urrejtje patologjike per debatuesin. I thote kazan, kadri, i mbyll gojen, e kercenon se do ta beje statuje. Me nje lider qe personalizon cdo gje nuk ke shans ta gjesh zgjidhjen permes debatit, pra marredheniet shteterore demtohen.
    Kam pershtypjen se dhe ti ke problemet e tuaja ne kete aspekt.

  2. Ti gje ti byroisti i pd kush jane keta kadrite e kazanit se ju jeni afer ne keta kadrite,do e rrezoni ramen se lulzimja e ka thene,vila,paraja ruse,lobimi kundra ambs amerikane me para te pista te krimit,per keto fol o byroist

  3. O Albin do jesh kryebythqir nqs rifaktorizon nje bastard atdhe urrejtes si Rama. I duhesh per ti rikthyer shkelqimin qe ka humbur. Diferenca mes teje edhe tij se ti per idealet jep cdo gje kurse ai jep cdo ideal ne zemren e cdo shqiptari vec per para e lavdi personale.

  4. Shenjat janë se Albin Kurti, ndonëse ka mendime të ndryshme me Ramën e ka patur “debate të forta” siç thotë me te, pasi u takua e bisedoi me Ramën, doli e deklaroi publikisht se ai ja ka mbushur mendjen se nuk ka qënë bashkëpuntor me Thaçin e Vuçiçin për ndarjen e Kosovës.
    Rama e ka deklaruar publikisht se nuk ka “burrë nëne” që ma del mua për llafe
    Kam bindjen që shpejtë Rama do tja mbushë mendjen Albinit se ai është politikani më patriot në historinë e politikës shqiptare, pas Ismail Qemalit e debatet “e forta” do të përfundojnë në përqafime për ideale socialiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu