• |
ide | kryesore

FOTO/ Pranga 3 shqiptarëve në Itali, kishin vjedhur aq shumë sa mund ta hapnin një dyqan

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka arritur të vërë në pranga 3 shtetas shqiptarë të moshave 24, 30 e 33 vjeç, të cilët kishin vjedhur sasi të mëdha bizhuterish e objektesh të tjera me vlerë në një sërë banesash. Ata punonin orëve të pasdites ose natën dhe për objektiv shënjestronin vilat e personave të pasur.

Në grabitjen e parë ata kishin mundur të vidhnin bizhuteri që kapnin vlerën e 200 mijë eurove, ndërsa në një tjetër grabitje kishin vjedhur orendi të argjendta. Të 3 u ndaluan nga agjentët e skuadrës “Flying”, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *