• |
ide | kryesore

Gabim identiteti: kapitenin e Atletico Madrid, në Portugali e ngatërrojnë me një kriminel

Sport



Futbolli është plot me nofka. Problemi është se shpesh … janë të përsëritshëm. Jo aq për klasikët “El Principe” ose “Bomber”, sa për ato që përfundojnë si emra arti. Pelè ka patur vetëm një, pavarësisht shumë tentativave për imitim. Ronaldo, dicka më tepër, të paktën tre, nëse numërohen Fenomeni (emri i artit), Ronaldinho (emri i pagëzimit) e Cristiano Ronaldo (mbiemri). Po Koke? të paktën dy. Jorge Resurrección Merodio, quajtur Koke, i datëlindjes 1992, luan me Atletico Madrid e një flamur i Colchoneros, duke qenë se është edhe kapiten i skuadrës së Simeone.

Ttjetri është Sergio Contreras Pardo, edhe ai i quajtur Koke, por që po kalon një periudhë të keqe. Ish-lojtari, me një të kaluar tek Malaga, tek Marseille, Sporting Lisbone e Aris Selanik, është akuzuar se është shefi i një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës. Guardia Civile e ka arrestuar në një operacion që përfshiu Malaga, Sevilla e Granada, si pasojë e të cilit përfunduan në burg rreth 20 persona për zotërim e shpërndarje lëndësh narkotike. Një lajm që bëri xhiron e botës, por që në Portugali mbërriti… me një gabim thelbësor. Si tregon Mundo Deportivo, kanali luzitan CMTV ka dhënë lajmin duke treguar imazhet e Koke-s së gabuar.

E kështu, në vend të të arrestuarit Koke, në ekranin e teleshikuesve portugezë është shfaqur mesfushori i Simeone, me shumë imazhe që e tregonin duke dhënë intervistë në Champions League, ose në stërvitje, pranë Diego Costa. Kuptohet që bëhet fjalë për gabim, sepse lojtari thuhet që është ish-Sporting Lisbone, që nuk lidhet me spanjollin e Atletico, që nuk ka luajtur kurrë për klub tjetër, por për ca plane edhe ky përfundoi i arrestuar…gabimisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *