• |
ide | kryesore

Gigi, rikthim me Zayn

Paparazzi, Slider



Gigi Hadid i dha fund romancës së verës me Tyler Cameron për t’ju kthyer dashurisë së vjetër, Zayn Malik! Mos e keqkuptoni fjalën “kthyer” (sepse nuk ka ende një rikthim zyrtar), por dyshja ka nisur sërish komunikimin.

Sipas E!News, ish-çifti mori gjithë kohën e duhur për të qëndruar vetëm, por aq ishte. Gigi është shumë mbështetëse ndaj tij dhe prania e Zayn e bën të ndihet në shtëpi. Gjithsesi, po i njëjti burim i paralajmëron fansat të mos entuziazmohen akoma sepse pajtimi nuk ka mbërritur ende në pikën kulminante. Dyshja ka patur gjithnjë një marrëdhënie të nderlikuar. Ata u ndanë në mars të 2018-ës, pas 2 vitesh lidhje dhe u kthyen sërish në prill. Në janar të vitit tjetër, konfirmuan ndarjen e dytë, por pa dhënë asnjë deklaratë.

Pavarësisht gjithë ç’ka ndodhur nuk do shumë për të kuptuar se mes dyshes ka mbetur akoma diçka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *