• |
ide | kryesore

Grupi 2die4 flet pa dorashka, nga mardhënia me West Side Family deri tek muzika e ditëve të sotme

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e djeshme, grupi dikur shumë i famshëm dhe i preferuar nga publiku shqiptar, 2die4, ishin të ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun.

Djemtë e grupit 2die4 ishin ndër të parët që sollën muzikën “Hip Hop” në Shqipëri, me tekste që tregonin realitetin në vendin tonë.

Të pyetur nga moderatorja se ç’mendim kanë për reperët e rinj dhe muzikën që bëjnë, Niku Malo u shpreh se ata nuk japin asnjë mesazh.

“Nuk i kuptoj se çfarë thonë njëherë. Mua nuk më japin mesazh, por muzikë të bukur bëjnë”

Më tej ai është pyetur nga Jonida Shehu se çfarë mendimi ka për Taynën dhe a është e preferuara e tij, duke qenë se është një ndër artistet më të përfolura dhe të komentuara sot.

“Jo, jo”, është shprehur ai, i cili ka këmbëngulur sërish që nuk jep mesazhin e duhur nëpërmjet këngëve.

Ndërkohë Bledar Papathemiu u shpreh se reperët më të mirë për momentin përsa i përket muzikës komerciale janë Noizy, Ledri Vula dhe Capital T.

Më tej, “2die4” treguan se asokohe kishin një lloj “konflikti” me grupin “West Side Family”.

“Më kujtohet grupi West Side Family në atë kohë në vitet 99’-2000. Nuk kemi patur konflikt direkt, por në një festival ne në atë kohë nuk na ftuan, ata I ftuan. Lindi dashur pa dashur një lloj xhelozie. Unë më vonë jam shoqëruar, i kam takuar dhe kam respekt për çunat, sidomos për Dr.Florin, shpirti iu prehtë në paqe.”- u shpreh reperi.



4 Comments

  1. Po ti more pis ca je qe si kupton qe thone kosovaret?Kosovaret flasin gegnishte si gjysma e Shqiperise, Ti je japonez apo ca mutin je qe se kupton gegnishten?.

  2. Asnje poshte elbasanit nuk i merr vesh cthone koqevaret edhe keta qe bejne si koqevare ne televizor
    2die4 edhe grupet e tjera nga jugu kane qene persekutuar qe ne 2000 nga televizionet e tiranes qe promovonin te foluren ne dialektin e tiranes ahere edhe qe tani promovojne kosovarce
    Ne fund te fundit toskerishtja me gegerishten jane si italishtja me spanjishten ngjajne po jane gjuhe te ndryshme.

    1. Te qifshin koqevaret te gjithe robt e shpise, se po te gjeta do te shqyej ne mes.Nxirre emrin kucke se si shume po te durojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *