• |
ide | kryesore

I shënoi gol në Champions: Juventus bllokon talentin moskovit

Sport



Në 2018 ndodhi me Cristiano Ronaldo, në 2019 me Matthijs de Ligt e në 2020 mund të jetë radha e Aleksei Miranchuk: nga golat e shënuar në Champions League drejt zbarkimit në Torino për të veshur fanellën bardhezi. Zonja e Vjetër, që e ka vëzhguar me kujdes rusin në të dy ndeshjet e grupit, e ka bllokuar mesfushorin për verën e ardhshme falë ndërhyrjes së Gabriele Giuffrida.

Lojtari 24 vjecar do të shkojë në skadencë kontrate me Lokomotiv Moske në 2021, kështu që verën e ardhshme merkato është mundësia e fundit e klubit moskovit për të shitur talentin. Për këtë arsye, por edhe për të mundur konkurencën e të tjerëve si Zenit, Atletico Madrid e Manchester United, bardhezinjtë kanë lëvizur me shpejtësi, duke arritur në parim një akord. Ende të fshehta shifrat e tratativës, por duket se verën e ardhshme klubi rus refuzoi një ofertë prej 80 milionë për mesfushorin e vëllain e tij binjak, Anton.

Në Rusi Miranchuk është një yll i vërtetë, aq sa është bërë një nga pyetjet në programin e famshëm “kush do të bëhet milioner?”, gjë që është marrë në konsideratë në Continassa: djaloshi është i vlefshëm nga ana teknike, por edhe më shumë në aspektin komercial.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *