• |
ide | kryesore

Kriza në Shqipëri, Basha tregon çfarë i tha Merkel dhe zyrtarët e tjerë të BE-së

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e fortë të drejtuesve kryesorë të BE-së dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtareve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Basha sqaron se një gjë e tillë i është komunikuar nga të gjithë zyrtarët e lartë të BE, me të cilët kanë zhvilluar takime dhe diskutime këto ditë në Zagreb, që nga Kancelarja Angela Merkel, te Presidentja e re e KE, Ursula Von De Leyen, e zyrtarë të tjerë.

Postimi i plotë

Jam i lumtur të ndaj me ju se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e fortë të drejtuesve kryesorë të BE-së dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

Kjo më është komunikuar në të gjitha takimet që zhvillova gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane, duke nisur nga Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula Von De Leyen, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar, si dhe nga drejtuesit e politikës së jashtme ne Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Kjo përkrahje është konfirmuar edhe përmes një rezolute të veçantë të miratuar në PPE ku krahas mbështetjes për hapjen sa me parë të negociatave, përcaktohen qartë dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, duke nisur nga zgjidhja e krizës politike.

Partia Popullore Europiane nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut dhe miratimin konsensual nga partitë politike, të një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

PPE thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit.

PPE shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë dhe pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

PPE shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.

PPE demonstron mbështetjen e qartë për integrimin europian të Shqipërisë dhe bën thirrje për zgjidhjen e krizës së rëndë politike e cila sa vjen e po thellohet me shumë.

Plotësimi i kushteve, jo në letër por në realitet, janë e vetmja rrugë që do të afrojë Shqipërinë me BE. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja zgjidhje, për krizën që ka mbërthyer vendin.



5 Comments

  1. Do filloje fushata, mjafton te futesh shoqerine ne binar dhe do shkosh ne parajse. Per te tjerat majeni ne bythe. Rrofst merkel soros&co

  2. Prap ky zdapi me keto muhabete.
    O PALLLLLLLLL ZGJOHU SE NA MERZITE. KUR DO TA KUPTOSH SE NUK FITON DOT ME KESELLOJ BUDALLIQESH.
    PO NUK FITOVE BESIMIN DHE SIMPATIN NE POPULL, NJE MUT TE MADH DO HASH.
    VAZHDO BEJ TURE NEPER EUROP E FOL KODRA MBAS BREGUT, SE NESER KUR TE BEHEN ZGJDHJET DO VIN EUROPIANET TE VOTOJN PER TY.

  3. O hollandez. Po a ishe nji muaj perpara neper Europe e US dhe sta hapi njeri deren?
    Ne Londer takove ato pleqt me historina per parlamentin anglez.
    Ne Washngton zero.
    Ne Berlin takove ate sekretarin e trete te partise, pa asnje funksion shteteror.

    Tre jave turizem dhe zero. Tani del e na trego per Merkel&Co.
    Nderto mer koqe nji linje dhe permbaju. Hiq dore nga pabuksat reth e perqark dhe mos kerce sipas konjukturave. Shkurt trego profil, ose hapi rruge nonji tjetri.

  4. Sa koqe kanari eshte ky, asgje ska arritur e njata status quo do mbetet per aq kohe sa ky njeri ben zig zake te tilla qe asnje politikan sado perifirik te jete sdo ti bente. Thjesht ky galloshi i gjate do arrije te marre edhe nje mandat tjeter dhe opozita do mbajt si flamur kete buckon topolak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *