• |
ide | kryesore

Lubonja: Meta ka të drejtë, por të tregojë ndërkombëtarët palaço

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, shpërthimin e Presidentit Ilir Meta, lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Lubonja tha se në thelb Meta ka të drejtë, pasi këshilla e ndërkombëtarëve për ta çuar çështjen në Komisionin e Venecias është qesharake.

“Si President do ta doja më racional. Nëse bëhet fjalë për palaço ndërkombëtarë, do doja diçka më konkrete. Në thelb mendoj se ka të drejtë. Ta nisim me Venecian. Është qesharake kjo këshillë, sepse dëshmon dështimin e Reformës në Drejtësi. Ata na kishin premtuar se do bënin një reformë në drejtësi që do ta shpëtonte nga politika.

Lidhur me Gjykatën Kushtetuese kush ka të drejtë? Unë ndjehem i fyer të më vendosë Venecia për këtë. Aty është e qartë fare, është e shkruar në Kushtetutë, që duhet bërë me radhë. Jo një jurist, por edhe një qytetar normal, e kupton se aty duhet të ishte respektuar një radhë, që nuk është respektuar qëllimisht, për të vendosur aty njerëzit që donte PS me Ramën. E shton këtë argument edhe fakti i Besnik Muçit, që është hequr, i cili një Vetting i parë e kaluar dhe tani që doli se mund të ishte njeri i Metës ta apelojmë, t’i nxjerrim ca gjëra e ta heqim.

Presidenti e ka çuar deri në Prokurori vendimin e Dvoranit, pra ka disa argumente ligjore. Tani, kjo u dashka çuar në Venecia! Ka ca gjëra e shkruara e zeza në të bardhë xhanëm, që thotë 3 Presidenti, 3 Parlamenti dhe unë sot lexova Venecian dhe pikëpyetja më e madhe ishte për ato 3 të Parlamentit, se thoshte që duhet të ketë shumicë të cilësuar, jo të thjeshtë.

Ne jemi para një situate që bën “muu”, ku një Parlament i kapur i gjithi nga mazhoranca kërkon të vendosë 3 të vetët, edhe 3 të Presidentit, dhe pas kësaj është e qartë fare se kemi një President nën kërcënim për t’u hequr nga Presidenca. Venecia e ka thënë se një nga rreziqet e mëdha është kapja e drejtësisë nga këta që kontrollojnë procesin”, – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu