• |
ide | kryesore

Moti, nesër priten reshje intensive shiu

Lajme, Të fundit

Vranësira dhe reshjet e shiut do vazhdojnë ta shoqërojnë vendin tonë edhe nesër (22 nëntor 2019).

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta por pasditja do të ketë reshje shiu, sidomos në jug dhe veriperëndim të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara duke u luhatur nga 2°C në orët e para të mëngjesit  deri në 19°C në darkë.

Ndërsa era do fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu