• |
ide | kryesore

Ngërçi i Gjykatës Kushtetuese/ Ambasada e SHBA: Drejtojuni Komisionit të Venecias!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar mbi përplasjet e institucioneve në lidhje me Gjykatën Kushtetuese. Ajo  thekson se palët duhet t’i drejtohen për opinion Komisionit të Venecias. Me një reagim në faqen e saj zyrtare, ambasada e SHBA thekson se vetëm ky veprim do të zgjidhte përfundimisht konfliktin mbi interpretimet ligjore.

Reagimi i ambasadës:

Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.

Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat.



9 Comments

  1. Leila Moss je nje cope kurve dhe vetem kaq. Sa leke more per deklaraten e fundit? Ke nje diference prej 6 oresh me Departamentin Amerikan te Shtetit, nuk je Ambasadore fuqiplote dhe si e tille mund ti nenshtrohesh ligjece te Shtetit Shqiptar. Shtyj dhe ca dite…

  2. Shoqja Ambasade.

    Si ka mundesi qe Vettingu ekonomik, NUK behet per Kryeministrin, Ministrat, Deputetet????

    Mos ke gisht dhe ti ne kete rradhe pune?????

  3. Per cfare? Qe po te jep me Koncesion Ty, o cope Derr, Keyeministri I Shqiperise??

    Koncesionet mbajne bere MUT, dhe te zhyten ne borxh o Derr.

  4. Deri dje thonin prisni gjyk kushtetuse. E bon lesh e li se nuk e kapen dot dhe tani qe erdhi koha me ik thote drejtohuni venecies. Kto jane jo per non grata po per burg. Maskarenj te blere me pare droge.!

  5. Beni zgjedhje te lira dhe te ndershme lerini cic micet me i hudh hi syve miletit jo venecia jo pescara jo gjashcara edhe bufi e ka marr vesh lojen

  6. Per cfare duhet te shkoj ne Venecia kur ne kemi kushtetute e cila flet qarte. Apo kur nuk ju del sic duhet fusni ne loje Venecian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *