• |
ide | kryesore

“Nuk ka asgjë për të fshehur”, Presidenca sqaron bisedën Meta-Palmer

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca ka konfirmuar përmes zëdhënësit Tedi Blushi, bisedën telefonike që Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar pasditen e së mërkurës me zyrtarin e SHBA, z.Matthew Palmer.

Në një postim në facebook, Blushi shkruan se biseda është zhvilluar me kërkesë të z.Palmer dhe se institucioni i Presidentit është i gatshmë ta vë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.

Postimi i plotë:
Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj:

Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.
Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!



3 Comments

  1. Hapni syte, nuk ka besim për kete sorosianin Palmer. E tregoi njehere kur tha se do t’i deklaroje organizata terroriste opoziten pak kohe me pare.

    1. Ishte ky qe e fiku zjarrin e pergjimeve sepse klika Rama qe vjedh zgjedhje e tjeterson votime do e kishte pare vrimen e miut ne 30 Qershor.

  2. Nese Ambasada Amerikane,nuk do te kete dijeni per permbajtjen e bisedes,tregon se Palmeri,e ka perjashtuar perfaqesine e shtetit te tij.Kjo mund te ndodhe vetem nese besimi i tij ndaj perfaqesuesve amerikane qe jane ne Tirane,eshte nul.Shenje kjo ,shume e keqe per vete departamentin e shtetit.Shqiptaret,jane ne pozicionin e Kremuicit,midis dhenderit serb-nga njera ane-dhe sorosjaneve te ambasades,ne anen tjeter.Kujt t’i besojme? Populli,ji vigjilent-ka porositur me shume vend,Fuciku-i historise reale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *