• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ 3 të rinj tërheqin zvarrë dhe dhunojnë barbarisht kamerierin (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Një i ri nga Berati është dhunuar brutalisht nga tre persona të tjerë dhe pasi shembet në asfalt, askush nuk i jep ndihmë. Pamjet janë publikuar sot nga “Jeta osh Qef”, ku shihet se si disa të rinj dhunojnë barbarisht një bashkëmoshatarin e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit dhe siç shihet në video, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire.

Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa e lë pa ndjenja. Asnjë prej kalimtarëve në rrugë nuk ka ndërhyrë për t’i ndarë. Sipas denoncuesit, mendohet se i riu që ra pre e dhunës barbare është kamarier, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Pas publikimit të këtyre pamjeve ka reaguar policia që thotë se ka arrestuar 3 të rinjtë që dhunuan 30-vjeçarin me iniciale N.Ç., banues në fshatin Duhanas. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.G, 17 vjeç, J.B, 23 vjeç dhe K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Shtaze keta dhe ata qe i lane te lire sot. Vend i cmendur nga i pari te i fundit. Vetem si e si te shqyejne tjetrin mendojne. Te vjen per te vjelle se ca derexheje ka perfundu ky vend.

  2. Jane cuna qe i duhen partise prandaj i lejne te lire, dalin djem biznesmenesh qe sponsorizojne me pare partine per te kaluar ne ekstaze per vjedhje te tjera. Duhet te jen cuna shefi rrajoni, ose duhet te jene te fortet e lagjes qe si rruhet per shtetin pasi shteti jane vete ato prandaj i lejne te lire. Si tha Rrahja, ketu shteti jemi ne. Ku ka shtet jeter pas Tirones, edhe ne Tirone shteti eshte me mik i lali oligarkut. Drejtesi? Ca drejtesi leshi, te rujt Zoti pa per shtetin dhe drejtesine akoma nuk ke vdek te thone na kursen buken, pensionin dhe te merremi me ty. Ja ky eshte shteti dhe drejtesia. Vazhdojme me degjoni denglat qe ka shitur e blere Lali Eri pasi Tirana ja ka kalu bollekut Europian, tani ka dale ne Azi. Sherim te shpejt te lenduarit, dhe beji per spital ato morra shoku. Te shkuara.

  3. Policia e eres se mutit ndjek njerezit me nje cigare hashash. Kriminelet bejne spektakel. Dje me bene kontroll ne makine per bar, me erdhi peshtire, policet me elektrik dhe me hunden si te qenit vetem ne bythen time nuk e futen. Nuk i fola fare vetem i pashe me percmim dhe per kete mu hakerryen. Injorante dhe qelbesirat evgjiter tepelenas a kush jau qiu robt. Motrat ne pidh.

  4. Keta te Beracaket shume te pashpirte. Me kujtohen disa video ne internet ku nje beracake torturonte nje kafshe ne menyre mizore, apo nje tjeter ku 2 adoleshente rrihnin dhe tallnin nje femije

  5. Po pse nuk i nxirrni emrat e plote o polici bythqire, Keta jane kriminele mizore,dhe le te perfundojne si kriminele. A ka fis ky djali qe eshte rrahur ne menyre mizore ?Nqs ka ,turp ti vije po nuk i moren hakun ketyre plehrave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu