• |
ide | kryesore

Tayna i përgjigjet publikisht kunjave të Artës

Paparazzi, Slider

Dy ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një lajm ku thuhej se reperja Arta Bajrami thumbonte Tayna-n, pas publikimit të një kënge freestyle nga kjo e fundit. “Freestyle? Me msu vjershën përmendësh. Freestyle joo.”- shkruante Arta në postim. Më pas Arta shtoi se nuk kishte asgjë personale me reperen, thjesht nuk e kupton se si një këngë e mësuar përmendësh mund të bëjë kaq bujë. Lidhur me këto fjalë Tayna zgjodhi të mos japë asnjë deklaratë, megjithatë menaxheri i saj nuk mund të rrinte pa thënë gjë.

Ai tregoi se Tayna nuk ka lidhje me diss-et, nuk ka bërë kurrë diçka të tillë dhe sheh vetëm punën e saj, ndryshe nga ç’flitet lart e poshtë për thumbime mes repereve. Megjithatë dy ditë pas kësaj, Tayna ka reaguar tërthorazi me një përgjigje të saj për fansat.

Bashkëpunëtori i saj Cricket i ka drejtuar pyetjen:  “Do ketë nesër reshje lokale shiu apo do jetë ditë me diell?” Ndërsa Tayna i tha: “Shi me lot reperesh”.

Përgjigjen e saj Tayna e shoqëron me emoji të qeshurash duket treguar edhe ironi në këto fjalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu