• |
ide | kryesore

Topi flet pas takimit me Metën: Kriza është pasojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Të gjendet zgjidhje

Arkiva, Lajme, Të fundit



I radhës që mbërriti sot në zyrën e Ilir Metës, ishte Bamir Topi. Kriza kushtetuese ka mbërthyer politikën, duke risjellë edhe njëherë përplasjet e ashpra mes Qeverisë dhe Presidencës, për plotësimin e vakancës me gjyqtarë, gjë që do bënte të mundur bërjen e saj funksionale.

Ish-presidenti tha se takimi me Metën u zhvillua brenda parametrave të logjikës politike dhe juridike. Sipas Topit, e gjithë kriza politike është pasojë e 21 prillit 2008.

“Ajo që mund të them sot është se sot jemi në nëntor 2019 do e kem të vështirë të flisja nëse nuk do kisha luftuar në prill 2008. Kjo e sotmja është pasojë e 21 prillit 2008. Sot historia e përplasjeve institucionale është një histori e trishtë, është përplasja më e paprecedentë. I gjithë ai pushtet që ndryshoi në 2008 dezikulibroi mënyrën e sjelljes politike. Kush bëhet kryeministër marr pushtet, edhe kur shkojnë në parlament është pushtet i kryeministrit. Por në fakt në një shet modern duhet të ketë balancë të institucioneve. Pas 2008 ky institucion është kthyer në atavik, i parëndësishëm. Palët që janë në këtë përplasje duhet që të gjejnë arsyen dhe vullnetin për ti dhënë një zgjidhje, që nuk është e pushtetit personal të njeriut”, tha Topi.

I pyetur nëse do ta shpërndante Parlamentin, Topi tha: “Unë besoj se nuk është në vullnetin e cilido individ sepse në kushtetutë është e qartësuar. Janë 3 raste kur parlamenti mund të shpërndahet. Kur një qeveri nuk formohet, por janë edhe dy rrethana të tjera që nuk kanë të bëjnë me situatën që kemi sot”.



6 Comments

  1. O Bamir! bisedo nje here me kengetarin italian “Albano se e ke mik familje” se mos te jep ndonje mendim se si ta rregollosh kete kaos qe kemi. Bej nje te mire vetes dil sa pak ne TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *