• |
ide | kryesore

Tritoli në Gjirokastër, 10 të shoqëruar nga policia

Lajme, Të fundit



Rreth 300 gr tritol shpërtheu mbrëmë në banesën e shtetasit Fadil Tola në fshatin Shtëpëz në Gjirokastër. Burime të në Policinë e Gjirokastrës thonë se deri më tani janë 10 persona të shoqëruar për këtë ngjarje, por ende s’ka asnjë të dyshuar. Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë i zoti i shtëpisë, Fadil Tola me vajzën dhe nipin. Në polici ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Grupi hetimor po heton në disa pista për këtë ngjarje, por pa dhënë detaje më tepër se cilat janë këto pista. Lapsi.al sjell pamje të shtëpisë dhe vendit ku ndodhi shpërthimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *