• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si 5 shqiptarë grabisnin makinat “Range Rover” në Itali

Lajme, Të fundit



Në orët e para të mëngjesit të së enjtes karabinierët e skuadrës investigative të Varese në Itali arrestuan 2 shqiptarë 45 dhe 41 vjeç të cilët janë lënë në arrest me burg. Ata bënin pjesë e një bande me 4 persona, të gjithë shqiptarë dhe me precedentë të mëparshëm në krime kundër pasurisë. Ata kanë qenë edhe më parë të akuzuar për grabitje apartamentesh dhe makinash.

Sipas medieve italiane grupi ishte i specializuar në vjedhjen e manikave luksoze “Range Rover” me një motor të madh. Aksioni ishte koduar “Evoque” sipas njërit prej modeleve të këtyre makinave të vëna në shënjestër nga shqiptarët kohët e fundit.

Ata grabisnin automjete të lëna parkime të mëdha dhe nuk trembeshin nga telekamerat e shumta që ksihte rreth e rrotull. Më pas, makinat e vjedhur i fshihnin në 2 garazhe të posaçme ku çmontonin pajisjet satelitore të makinave në mënyrë që ato të mos gjurmoheshin.

Karabinierët thonë se vetëm kohët e fundit kishin vjedhur 5 makina Range Rover dhe një Jaguar F – Type. Këtë të fundit shqiptarët e përdornin për të kryer grabitjet. Shqiptarët kishin grabitur edhe 4 shtëpi në Ravenna dhe Brescia ku janë marrë para, bizhuteri dhe në një rast edhe një autoveturë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Dakord, jane hajdute per ne burg! Pytje: si kalojne nga Dogana Italiane ne Traget apo neper tre kufij, Itali, Kroaci, Bosnje e Mal i Zi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *