• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Meta sulmon ambasadën e ShBA-ve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri presidenti Ilir Meta ju rikthye sot sulmeve ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me Reformën në Drejtësi dhe kryesisht për komentet e tyre mbi përplasjen rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shkak për këtë duket se u bë një deklaratë e shpërndarë më herët nga ambasada amerikane lidhur me ringritjen e Gjykatës kushtetuese e cila konsiderohet “një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi”. Duke ju referuar situatë së krijuar, ambasada vëren më tej se “ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi. Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara. Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara – thekson deklarata – mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”.

Menjëherë më pas, zëdhënësi i presidentit Meta reagoi me të njejtën gjuhë të ashpër, të përdorur nga Kreu i Shtetit ditët e fundit, duke mos kursyer as përfaqësuesit ndërkombëtarë, të etiketuar “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit”, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.

Presidenti Meta sulmoi në mënyrë të drejtëprdrejtë ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pari që hodhi publikisht idenë e përfshirjes së Komisionit të Venecias për zgjidhjen e përplasjes mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ide e cila u mbështet dhe nga Brukseli. Por për Kreun e Shtetit shqiptar “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit, vijon me një referencë të qartë ndaj ambasadës amerikane kur shprehet se “Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë”, lokalitet ku disa vite më parë u zbulua një laborator kokaine. “Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik”, vijon reagimi.

Zëdhënësi i zotit Meta konfirmoi më pas zhvillimin e një bisede që presidenti shqiptar ka patur mbrëmë me zëvendës ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Mattheë Palmer, “me kërkesë të këtij të fundit. Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese”, shpegoi zëdhënësi Tedi Blushi duke shtura se nëse ambsada amerikane do të ishte dakort presidenca do të ishte gati “ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!”, mbyllet reagimi. /voa



23 Comments

  1. Zeri i Americes po me kujton Zerin e Popullit athu edhe ketu kan fut durt nuk esht zani qe kam ndigju para 50 vjetve qe na jepte shpres

    1. Ca ka qe sju pelqen Zeri i Amerikes.Kur publikoi me parę biseden per blerje votash,cdo dite citohej:E Ka thene Zeri I Amerikes..Tani qe nuk ju pelqen e shani.O militante te mjere,vertete mendoni se Likes iu djeg bytha per kushtetuten dhe shqiperine?

  2. Po ambasada e SHBA nuk eshte zoti qe ta besojme qorrazi. Aty eshte bere muti kala dhe deri tani nuk ka asnje prononcim nga kjo ambasade per korrupsionin qe behet diten per diell apo per plantacionet me kanabis

  3. amerika eshte nje orakull i mire. indikator qe te tregon nese do jesh me te miren apo me te keqen. dhe kur mendimi perkon me ate te BE , situata qartesohet plotesisht. ILIR META dhe ju qe shkruani ketu duke e mbrojtur jeni ca funderrina moterqire qe se keni shokun. shpresoj me zemer tju qije Kina nonen

    1. Foli dhe sufllaqisti i FugÇpumit që më një dialekt të miksuar (tepelenas-tironas) i vë vetes Nickname-n John për ti mbushur mendjen publikut….Vetëm ai e di se çfarë! O Sufllaqexhi i mjerë në vërrë të satëme dhe në brimë të bythës do ta fusim hurin e drejtësisë të çliruar nga Ripjerdhja kanceri i Shqipërisë!

    2. Kinezet e kane karin e vogel dhe nuk na qine dot ne por mund te qine lumturine tende meskine per kete rregjim kriminal, antipopullor dhe antishqiptar qe na sundon e vjedh. Ty te qifte kina shpirtin sufllaqexhi muti.

  4. Shikoni si reagojne zagaret e opozites!!!!!!!?
    Harrijne deri aty sa akuzojne ambasaden dhe njekohesisht SHBA per implikim ne korrupsinin e Shqiperise me heroin e tyre hajdutin e popullit Ilir Cepan Meta.
    Perfundimisht muti eshte mbi tavoline.

  5. Ilir meta mund te kete pasur 1000 gabime dhe faje ne te shkuaren, por ne kete moment perfaqeson klithmen e popullit shqiptar para se cizmja e rende e rilindjes ti marri shpirtin.

  6. Une nuk i kuptoj se si ca injorante te PD se qe mbrojne Ilir Muti dhe Besnik Mucin qe te dy hajdute por me teper habitem me Bushatin ,Shkullakun,Bejten si dhe ca fundrina gjoja bejne analistin si Zheji,Nikolle leshi,cim Peka etj qe per interesa thotë:

    Albi

  7. Nje nga gabimet e medha te PS-se eshte qe kundershtaret e Rilindjes apo perkrahesit e Metes per kete rast i identifikojne si te PD-se apo te opozites. Shumica jane kunder veprimeve antipopullore ,antiligjore e antinjerzore qe ajo po kryen ne kurriz te popullit shqiptar,veprime qe secili i ndjen mbi kurrizin e vet dhe jo se jane te ndikuar nga opozita. Jane shumica prej tyre qe i dhame njemilion vota ne 2013-en, mbi bazen e premtimeve,mbi arsyetimin se 8 vjet ne opozite e kishin bere me te arsyeshme,me te ndjeshme me afer problemeve por na doli krejt e kunderta . Tani ashtu si i burgosuri qe ka vetem nje hall: te lirohet nga burgu,ashtu edhe populli shqiptar ka vetem nje hall :te lirohet nga kjo klike qe po i merr frymen Shiperise, Por per kete duhet edhe ndihma e vete socialisteve qe ne shumicen e tyre jane njerz te ndershem.

  8. Ku jeni Enveristet e Ilirit. Me Ameriken nuk ja doli Enveri, jo tja dali Iliri. Duket qe ju ka marre malli per pak Enver. Kokrrat e komunisteve jeni deri sa nuk pranoni asnje mendim kunder.

  9. Dmth vidjo ska………… u harru… jo reforma, jo opozita, jo gjykata, jo pordhi kali ne dere te ambasades…. prandaj sju duron dot populli more morra te keq. Dil me nje qendrim zyrtar te pakten cu be me vidion seks qe u lajmerua

  10. E mer bushat. Dhe meta ju doli nga binaret. Kishit shpresa te medha te presidenti. Se do ia mbledhi nderkombetareve. Perfundimisht nuk eshte per te ardh keq qe soji i juaj i analisteve qe dilni kundra amerikes eshte keq po qe ka dhe komentues qe besojne te meta sj puna jote. Kjo eshte hall me vete.
    Gjithsesi presim qe meta ne vijim ti bashkohet dakos me shoke qe tmos i lejojne me te hyjne amerike. Aty fillon goditja

  11. Per ata qe permendin Enveristet e Ilirit.Duket qe jeni te rinj ne moshe dhe nuk njihni realiteti.Me Ameriken,nuk ja doli Enveri-thoni,por cfare i beri ne fakt Amerika Enverit? Asgje-perkundrazi,te gjithe diversionin qe Amerika pergatiti,bashke me te tjeret,Enveri jua ngeci ne gryke.Beri,e cfare nuk bene Amerika me miqte e saj,por Enveri,jetoi dhe mbreteroi Shqiperine,e beri cfare i deshti menddja e tij deri sa i erdhi nga Zoti.Bile gjithe kohen Enveri e shante,ndersa Amerika-asnje pergjigje.Enveri dhe te ngjashmit me te,kurre mos i ardheshin Shqiperise,por Cezarit-jepini -cfare i takon Cezarit.Turpin-Amerirkes ja dha Vjetnami me luften e tij,ndersa ne fushen politike,Enveri bile edhe Fidel Kastro,ja tregoi se ne vendet e tyre,nuk pjerdhin per asnje shtet,kushdoqofte kapitalis-revizionist,imperialist,apo edhe komunist qofte.Mesoni historine dhe mos kini frike nga e verteta.Edhe ndihma,prej kujtdoqoffte,nese nuk eshte e paster dhe e pa perlyer ,qofte edhe rruges,deri sa te hyje ne Shqiperi,duhet te vleresohet,nga rezultati qe sjedh dhe jo apriori.Amerikania duket ka bere gati valixhet,ashtu si edhe Talioni.Ketij te fundit i kujtojme te mos harroje te fuse ne valixhe edhe ate pergjuesin qe soli hajdutshe dhe e fshehu ne zyren e tij,kur i doli boja me policine e Saimir Tahirit.Te rroje Amerika,edhe Italia,por fuksave,te cdo ane,duhet t’i tregojme vendin.

    1. Me pelqen shume komenti yt.
      Eshte shume e sakte ajo qe thua ”Edhe ndihma,prej kujtdoqoffte,nese nuk eshte e paster dhe e pa perlyer ,qofte edhe rruges,deri sa te hyje ne Shqiperi,duhet te vleresohet,nga rezultati qe sjedh dhe jo apriori”
      Nese duam te kemi shtet serioz duhet qe te mos sillemi si langaraqe para te huajve. Te themi te vertetat sado te hidhura qofshin ato edhe per miqte. Nese mikut i ngelet hatri kur i thua nje te verteten i bie qe ne fund te fundit te mos jete mik i vertete.
      Do te permendja ketu nje rast qe per mua eshte nje zhgenjim shume shume i madh. Qendrimin e ambasades se SHBA-ve per hashashizimin e Shqiperise. Kur ne Shqiperi hashashi ishte bima me e mbjelle ,ndoshta me shume se perimet ambasadori Lu doli dhe tha se lufta kunder droges ishte nje histori suksesi .,
      Ai nuk tha asgje per kete problem deri vone kur u be e qarte si drita e diellit se hashashi po mbillej me shume se kurre me pare.
      Nuk di se cfare mund te bente ai si diplomat por me e pakta qe duhet te bente ishte te mos ju sherbente me mbulim qeveritareve. Ka edhe plot raste te tjera.
      Nuk e kuptoj se pse mund te quhesh antiamerikan kur thua se shume qendrime te ambasadorit Lu kane qene te gabuara dhe se kane pasur nje kosto te rende per te ardhmen demokratike te vendit tone.
      Miqte nuk te respektojne nese ti nuk respekton veten.

  12. S ka ndonje gje per tu cuditur. Vete raportimet e ZA kane qene shpesh kunder asaj qe Ambasada USA ka mbrojtur me nje zell te pakuptueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *