• |
ide | kryesore

Anulohet Victoria Secret dhe këtë vit

Paparazzi, Slider



Marka e veshjeve të brendshme Victoria’s Secret ka anuluar shfaqjen e saj vjetore të modës. Vendimi është marrë në mes vlerësimeve në ulje për markën dhe kritikave në lidhje me të.

Shfaqja nisi në 1995 dhe dikur ishte një ngjarje e madhe kulturore, duke tërhequr miliona shikues çdo vit. Vitin e kaluar Victoria’s Secret pati vlerësimet më të ultë ndonjëherë dhe tërhoqi kritikat se ishte seksiste, e vjetërsuar dhe se i mungonte diversiteti.

Kompania “mëmë” e markës, L Brands, tha se ishte e rëndësishme të evoluojë strategjinë e saj të marketingut. “Ne po mundohemi të kuptojmë se si të avancojmë pozicionin e markës dhe t’ua komunikojmë klientëve,”-tha Stuart Burgdoerfer, drejtori kryesor financiar i L Brands.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *