• |
ide | kryesore

Deklaratat e Metës për ambasadën e SHBA, reagon Departamenti i Shtetit: Po vëzhgojmë situatën

Lajme, Të fundit



Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.

Pas sugjerimit të djeshëm të ambasadës amerikane në Tiranë që Shqipëria t’i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, presidenti Meta u shpreh me një gjuhë të ashpër duke thënë: “Jo më shtet të ambasadave, por shtet të së drejtës”.

Duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të Presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkura nuk ka ndryshuar”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Shtetet e Bashkuara, shton më tej zëdhënësi, “do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”.

/ Zëri i Amerikës



10 Comments

  1. Ome ku jeni mcef Stalinrat arat karat dhe gjithe Llumrat e tjere te ketij portali nuk po shofim nonji koment

  2. Dallohen qutetaret e Ures Vajgurore dhe ata te fshatrave te Librazhdit. Jane kaq perparuar sa nuk i durojne dot fshataret, Duke i pase dhene kaq shume kultures shqiptare me njerez jashtezakomisht te ditur, duke i pase dhene Dhqiperise njerez qe duan me shume partine se Shqiperine apo hollandezeve ndihma humanitarr, me plot gojen i neverisin te tjeret qe nuk kane keto aftesi duke i quajtur shpellare. Bravo. Ju lumte o fshatare te quteteruar. Kam vetem nje kuriozitet, a hani nderkohe qe shkruani pasi nuk keni mundesi te perdorni mire duart dhe mos beheni pis se do ju tallin kur te dilni ne rruge, njerezit qe nuk e dine se jeni laliersa p.sh.

  3. Me thene te drejten, pavaresisht sa anti-qeveritar je, eshte normale te pyesesh pse Ilir Meta ka kaq shume zell kunder amerikaneve. PD nuk eshte dukshem ne te njejten linje Per mendimin tim mjafton sulmi ndaj Rames per te qene opozitar, por Meta nuk mund te jete protagonist ne kete aspekt sepse u zgjodh nga Rama dhe nuk tha asnje fjale opozitare perpara se Luli te digjte mandatet, te bente protestat etj. Dyshimet qe kjo eshte beteje personale ( per te shpetuar bythen nga dreqi e di se cfare) me duken te arsyeshme ne rastin e Metes.
    Keshillat e logjikes duhen ndjekur kur nuk ke me shume informacion.

  4. bravo te madhe amerikes tregon gjithmone se eshte nje vend qe rrezaton drejtesi dhe mencuri jo si baxhela e b.e .

  5. Po…..beni valixhet gati me $ po mbushini mire si dini vet ju …..une keshtu e perkthej. Haha….nuk eshte as e para dhe as e fundit here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *