• |
ide | kryesore

“Do të jem gjithçka, edhe e dashura juaj”: Mourinho fillon të bëjë për vete lojtarët e Tottenham

Sport



Kur ish-lojtarët flasin për Josè Mourinho, nuk ka rrugë të mesme. Ka nga ata që tregojnë se janë injoruar plotësisht nga portugezi, por mbi të gjitha nga ata që e admirojnë, deri në pikën sa të shprehen, “për të do shkoja edhe në luftë”. Special One është i tillë, metodat e tij, sidomos mënyra për të mbështetur lojtarët, mund të jenë të cuditshme, por historia tregon se janë efikase. E sipas asaj që tregon Record, Mou ka nisur ofensivën è tij në Londër.

E përditshmja portugeze bën bilancin e ditës së parë të punës së teknikut tek Tottenham. E nëse Spurs TV shfaqi imazhet e tij duke bërë shaka e duke qeshur me Kane, duke përqafuar Dele Alli e duke folur ngrohtësisht me të gjithë, në Portugali shkojnë më thellë. Brenda dhomave të zhveshjes, ku tekniku ka nisur pushtimin e Spurs: “Do të jem babai juaj, miku juaj, edhe e fejuara juaj, cdo gjë që doni”. Me pak fjalë, jeta e futbollistëve duhet të vërtitet rreth tij.

Record shpjegon se kanë nisur bisedimet private me yjet e skuadrës, edhe me lojtarë në skadencë si Eriksen. I pari që i është dorëzuar pushtetit të portugezit është Kane, gjithnjë i përfolur për tu larguar nga Spurs. Por sipas ish-mesfushorit Jamie O’Hara, që ka folur për TalkSport, ardhja e Mou është vendimtare për ambicjet e kapitenit të Anglisë: “Tani që kemi një trajner fitues, përsè duhet të largohet? Me Mou në pankinë, Kane në sulm e ndonjë blerje, Tottenham mund të fitojë Champions League”. Është e vërtetë se Special One qartësoi se në këtë sezon nuk mund të fitohet Premier, por për Kupën me veshë të mëdhenj nuk tha gjë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *