• |
ide | kryesore

Fakte dhe dokumenta të reja/ Si po kryhet grabitja e dytë e madhe tek Unaza e Re

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shumica e atyre që kanë ndjekur skandalin e Unazës së re, janë fokusuar tek dyshimet për një grabitje të madhe ku një segment rruge 2 kilometra kushton plot 40 milionë euro. Tenderi i fituar nga kompani me letra fallco, nga ndërmarrje që ligji ua ndalonte garën, dhe i zhvilluar me një konkurrencë fiktive, ka lënë në publik përshtypjen e abuzimeve që dëgjojmë rëndom, ku dikush fut në xhep paratë e një vepre, që në realitet kushton shumë më lirë.

Por në fakt, pjesa e përfitimit nga ato 40 milionë është vetëm maja e ajzbergut e krimit që po tenton të kryhet tek unaza. Ana e padukshme gjendet tjetër kund, ajo qëndron në faktin se shtëpitë që do të prishen, nuk po shkatërrohen vetëm për të kaluar rruga, por edhe për të liruar anash saj sheshe të pamata ndërtimi që shumë shpejt do të shndërrohen në pallate.

Pra sa herë që debatojmë se çfarë po ndodh tek unaza dhe biem në kurthin e mbrojtësve patetikë të rilindjes, që thonë se duhen shkatërruar “zaptuesit” në emër të zhvillimit, jemi duke dëgjuar një narrativë të rreme: shtëpitë e banorëve janë planifikuar të prishen sepse aty lirohen afërsisht 90 mijë metra katrorë truall ndërtimi.

Po si po ndodh e gjitha kjo? 

Lapsi.al i është futur një investigimi të letrave dhe dokumentave, ku ka parë shkelje skandaloze. Ne kemi mbërritur në përfundimin se pas propagandës së zhvillimit, pas gazit lotësjellës dhe dhunës policore, qëndrojnë interesa kolosale financiare.

Ku duken ato ?

Për të qenë të kuptueshëm, duhet bërë një shpjegim i vogël. Pjesa në të djathtë të unazës, kur vjen nga pallati me shigjeta e deri tek Shqiponja, në të cilën janë planifikuar të bëhen prishjet më të mëdha (foto poshtë) qe planifikuar të ishte një brez prej 15 metrash. Pra gjithçka që do të gjendej nga korsia aktuale e 15 metra në të djathtë të saj do të shembej, për t’u bërë rruga e re dhe ajo dytësore. Por kohë pas kohe kjo hapsirë erdhi duke u rritur, në 25 metra, në 35 metra e deri sa tani thuhet se po shkon deri në 40 metra largësi nga unaza aktuale.

Gjendja aktuale e Unazes. Krahu i djathte nga rrethrrotullimi qe duket poshte e larte ne vazhdim do te lirohet duke prishur ndertesa deri ne 40 metra largesi nga rruga

Përse duhen këto metra pa fund? Për të shtuar më shumë korsi? Jo. Thjeshtë për të hapur shesh për ndërtim.

E thënë kështu duket si një fantazi pa asnjë bazë. Por faktet për këtë nuk mungojnë.

Dhe ato i ilustron një shembull që Lapsi.al e ka verifikuar. Fjala është për objektin e ndërtuar nga shtetasi Haxhi Billa, i cili ndodhet në largësi 32 metra nga rruga aktuale.

Ai u interesua pranë drejtorisë së rrugëve (ARRSH) në fillim të këtij viti. Përgjigjja që mori me shkresë zyrtare në 11 janar 2019 ishte se “nuk rezulton një pronë që preket nga projekti” (faksimile poshtë).

Po çfarë ndodhi? Sot kjo godinë është shkatërruar nga buldozerët e shoqëruar me polici.

Po si ka mundësi që një pronë, për të cilën shteti të thotë se del jashtë projektit dhe s’ka rrezik të prishet, pastaj i çojnë rruspat?

Përgjigjja është haluçinante…

Pjestare te familjes Billa duke qendruar mbi germadhat e nderteses se tyre te shkaterruar, pavaresisht se fillimish nga ARRSH u ishte thene se ata nuk i kapte projekti i Unazes

Thjesht sepse ata që prishin nuk kanë një projekt zyrtar, të miratuar, në bazë të të cilit të bëjnë shkatërrimet. Dhe pikërisht kjo u jep mundësinë planifikuesve të këtij projekti makabër, që hedh në rrugë familje të tëra dhe shkatërron jetë, të kenë në dorë të hapin sheshe të leverdisshme ndërtimi, shumë më larg se vendi nga duhet të kalojë unaza.

Dhe këtu vijmë tek pika më e nxehtë që e ka bërë të mundur këtë katrahurë… tek ai që u shit si projekti i Unazës së re. Të gjithë e kanë parë atë në videot “3D” që shet propaganda e Veliajt, por askush nuk ka pasur mundësi ta shfletojë të detajuar.

Thjesht sepse ai ka mangësi të mëdha dhe shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja e parë është ajo që u trumbetua si sukses nga qeveria Rama: se projekti i bërë nga kompania “Ave Consulting” ishte një dhuratë bamirëse e këtij biznesi në konflikt interesi, si shenjë e zemërgjerësisë së tij për shtetin e varfër shqiptar. 

Por kjo dhuratë e ka bishtin mbrapa.

Se asaj i mungon një element i veçantë: studimi topografik. Disa grupe interesi i janë drejtuar Drejtorisë së rrugëve me kërkesën ligjore për ta marrë këtë studim. Ndonëse konform ligjit, ARRSH nuk e ka dorëzuar asnjëherë studimin topografik.

Faksimile e shkreses qe Ministria e e infrastruktures i dergon shoqatës se gjeodeteve dhe ku pranohet se firma “Ave Consulting” nuk ka gjeodet, pra përgjegjesin qe duhet te firmoste projektin

Po pse ky studim nuk bëhet publik?

Për faktin e thjeshtë se donatorin e projektit “Ave Consulting” e detyron ligji që për të bërë një projekt të ketë një gjeodet që ta marrë përsipër dhe që ta firmosë atë.

Por në dokumentat që ajo ka dorëzuar firma e gjeodetit mungon.

Por siç shpjegoi për Lapsi.al një burim nga shoqata e Gjeodetëve, që donte të mbetej anonim, një studim pa rilevim topografik, i një projekti infrastrukturor,  “lë shkas për zhvendosje të trupit të rrugës gjatë zbatimit, sipas interesave të momentit”.

Pra pikërisht këtu vijmë tek fakti që sollëm ne fillim. Ndërtesa e Haxhi Billës, të cilit ARRSH në fillim i konfirmoi se nuk do të prishet dhe pastaj u shkatërrua, pësoi këtë fat se urdhëruesit e fadromave kanë vendosur të punojnë pa projekt.

Pra, jo për të hapur vend për unazën, që s’do të jetë aspak më e madhe sesa gjurma ekzistuese, por për të hapur sheshe ndërtimi buzë saj. Dhe ato nuk janë pak.

Nëse ashtu sikurse thuhet në nismën pa projekt të saktë, prishjet e shtëpive shkojnë deri tek brezi i tretë, pra deri 40 metra thellësi në të djathtë të korsisë aktuale (shiko harten lart), ajo shndërrohet në një përfitim multimilionësh: plot 90 mijë metra katror truall ndërtimi ku mund të ngrihen pallate deri në dhjetë kate.   

Që kjo sipërfaqe nuk duhet vetëm për unazën, e vërteton edhe një fakt tjetër. Në të njëjtën thellësi ku janë planifikuar prishje të shtëpive, këtë vit bashkia e Tiranës ka lëshuar leje të reja për ndërtim.

Ndryshe nga sa propagandohet në ekrane, se fradromat janë një sakrificë për të sjellë zhvillim, ato janë thjesht një barbari për të hapur një kantier të ri vjedhjeje.

Për të penguar këtë megaskandal, Partia Demokratike ka çuar në prokurori edhe një kallëzim penal me të gjitha shkeljet flagrante të këtij projekti. Por pavarësisht nga kjo, deri më tani institucioni i akuzës nuk ka filluar një çështje. Interesat multimilionëshe janë aq të mëdha, sa mesa duket edhe prokuroria, po ashtu si dhe mediat, duan ta mbajnë të mbyllur këtë dosje me një vjedhje të disafishtë: edhe duke shtuar koston e rrugës edhe duke shfrytëzuar tamtamet mediatike se po bëhet unaza për të hapur shesh ndërtimi për kulla të reja.

Lapsi.al



18 Comments

  1. Shkurt, meqe po fitojme qindra milione euro nga ndertimet, le t’i firojme edhe nja 40 milione nga rruga, sa per leke xhepi. Se mos jane budallenj te merren me 700 mije euro keta

    1. RROFTE RIPJELLJA( Rilindja) KçK
      Rrofte ED Rama me i madhi KçK, kryeminester(Sakanda(L)rbegu jone)
      Rrofte Erion Veliaj (tregtari me i madh i fiqeve) KçK.
      Rrofte drejtesia jone bashke me reformen KAPI te gjitha KAPI.
      DHE..
      Flini gjume o Shqipetar o popull K..R?

  2. Prishja e objekteve te pronareve per interesa ndertimi te oligarkeve eshte bere masive tani ne Shqiperi. Duke qene se kjo pune ra ere Rilindja shpiku nje gje tjeter, ligjin per investime strategjike me ane te cilit mund tia marre pronen pronarit dhe tia japi nje personi tjeter

  3. Cuni fariut ai trimi e lexoje kete shkrim te Eni vasili,ju te lapsit e nxirrni sikur ju bete investigimin,por te pakten rreshtat e fundit te mos i botonit dhe shpellaret do e hanin sapunin per djath,si gjithmon

  4. Dmth. ky eshte lajm i mire. Ne vend te atyre barakave aktuale qe te cjerrin syte do kete ndertesa prej verteti. Faleminderit Bushat per infon.

  5. Eshte e thjeshte. Cmimet jane sipas analizave teknike te parashikuara be manualet e ndertimit. Deri ketu jemi ok. Se cfare bejne moterqirat tani. Cmim njesi×sasi=vlere apo jo? Cmimi njesi keta thone eshte ok dhe ok eshte. Edhe shumezimi per te nxjerre vleren eshte ok. Po sasia??? Sasia mqs ska projekt eshte e fryre kot. Robt ne pidh te gjitheve.

  6. Qeni im gjithnje habitet pse komunistet e Ridhjerjes dhe fugshpumat e merogellbazes dhe cendrifuges komentojne pa emer!
    Po s’kane kohe mer Kristaq! – i them une.

  7. Namyti Llumi era mut e shurre rreth shqupit nga keta shpellare e skiftera te salihut qe te cajne karin gjithe diten qe ne shkruajme pa emra,me sa duket ti kete emer ke o llumi namyti

    1. Je pikerisht ti , o i paemer, qe je bastard i paemer i Partise, Kristaqit dhe Enverit!
      Bastarde ju do Partiija!

  8. Shume i sakte percaktimi, por nuk keni hyre shume thelle.
    Arrsh kurre nuk e tregoj rilevimin topografik, sepse nuk kishte.
    Abuzim totale.
    Papergjegjshmeri.
    Prokuroria nuk duhet te lejonte prishjen e objekteve te tjera, Unaza e Re eshte “zone krimi” dhe nderhyrja mbi te ishte prishje provash.

  9. Kjo qe ndodhi tek astiri eshte nje ngjarje prej mafiozi, ku mafiozi eshte vete shteti . Mos u merzisni o popull ka edhe me keq . Ajo qe do te ndodh me rrugen Kashar – Rrogozhine do jete akoma me skandal . Filloi me 56 milion euro dhe po perfundon me 760 milion euro . Kjo eshte nje grabitje me dhune nga ana e shtetit .

  10. KOmentues’ Te vertetat dhe poshtersite e rilindjes me kete qeveri banditeske, e kuptoni dhe po eshikoni se sa e sa vjedhje, e rrafshime ka bere, sa po na rrafshon edhe ekonomine shtepiake me taksat qe na i marrin, por qe po na i vjedhin me dhune shteterore. keto dihen, se i kemi ne kurriz te gjithe. Por vetem nje i pa udhe, idiot IPAEMER, rrugac rilindas qe as di te llogjikoje, te mendoje, e te shohe se si jeto ky popull, e me se jeton ne kete trysni qeveri te krimit.

  11. O xixa pa shkel qim me thuaj cfare taksash te jane rritur,dhe krahasoji me kohen e lulzimes e te salihut,me ju duhet jo rrugac por me teper,ne rracen tuaj omgj ne laboratoret e vicidolit duhet tju biesh kokes se ndryshe ju shtoheni si minjte e haleve

    1. Sa lexon shkrimin tend te lind pyetja , ne koken tende ka materie gri apo kungull ? Ka mundesi te jeshe ka idiot ? Ti nuk je vllai i karit , ty kari te paska vlla per babe e per none o rrogtar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *