• |
ide | kryesore

Gara për Kryeprokurorin/ KLP dorëzon në Kuvend listën e kandidatëve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dorëzuar sot në Kuvend listën e kandidatëve të renditur sipas vlerësimit për Prokuror të Përgjithshëm.

Në shkresën e kreut të KLP, Gent Ibrahimi, thuhet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.

Në listën e kandidatëve, i pari është renditur prokurori Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Pasi lista dërgohet në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm.

SHKRESA
KUVENDIT TË SHQIPËRISË Z. GRAMOZ RUÇI KRYETAR

TIRANË
I nderuar Z.Ruçi,
Në mbështetje të nenit 148/a pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ligjit nr .97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”. Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.
Për sa më sipër në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe tё nenit 21 pika 6 të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”; bashkëlidhur Ju përcjellim vendimin nr.236 datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues, si pjesë përbërëse të tij.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin
KRYETARI GENT IBRAHIMI

Shkresa Klp

1 Comment

  1. Olsian Çela qin edhe gocen e Ulusiut po ti doje rroçka. Parlamenti nuk do merret fare me votimin se Ulusiu si hienë do mish edhe ne mengjes! Ka ardhur koha qe mishin ta haje ne bythe se shkaterroi te majten Shqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu