• |
ide | kryesore

I pamposhturi Mayweather kthehet në ring: “Sërisht gati në 2020”

Sport

Boksieri mitik, inaktiv që nga ndeshja me McGregor në 2017, ka njoftuar në Instagram se dëshiron të ndeshet përsëri vitin e ardhshëm. Floyd Mayweather e ka bërë të qartë rikthimin në ring në moshën: 42 vjecari, 6 herë kampion bote në pesë kategori të ndryshme (superpupël, e lehtë, super e lehtë, welter e superwelter në veriosnet Wbc, Ibf e Wba) ka publikuar në Instagram dy postime. Në të parin një premtim i pangatërrueshëm “kthehem nga inaktiviteti në 2020”, në të dytin është një selfie me Dana White, presidentin e UFC, gjatë ndeshjes së Nba Boston-L.A. Clippers: «Punojmë së bashku edhe njëherë për ti dhënë botës një tjetër event spektakolar në 2020».

View this post on Instagram

Coming out of retirement in 2020

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

Ndeshja e fundit zyrtare e Mayweather i takon gushtit 2017 kur mposhti në një ndeshje boksi kampionin e arteve marciale miks Conor McGregor. Nuk është ende e qartë nëse Mayweather do të ndeshet në boks apo të provojë oktagonin, por është sigurisht në kontrast me deklaratat e pak ditëve më parë kur e kishte mohuar hipotezën e rikthimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu