• |
ide | kryesore

Ilir Meta: Të ndalim një diktataturë të re. Rama kontrollon gjithçka

Kryesore, Lajme

Kreu i shtetit Ilir Meta i ka rritur tonet kundër kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij po e çon vendin drejt një diktature të re. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Kushtetuta është vija e kuqe, mbrojtja e së cilës do të bëhet përmes një referendumi. Më tej ai i kērkoi popullit të çohet të marrë vetë fatet e tij në dorë. Sot sipas Metës tha nuk ka më ndarje mes legjislativit dhe ekzekutivit, por të dyja janë bërë njësh, si dhe të gjitha bashkitë janë kapur nga qeverisja aktuale. Ndërkohë që me tone të ashpra tha se vendi po shpopullohet.

“Siç Komisioni i Venecias pati paralajmëruar zbatimi i këtij procesi do të duhet të ishte i kujdesshëm dhe gradual. Qëllimin i reformës nuk ishte falimentimi i sistemit gjyqësor.

Ndryshe nga çfarë këshilloi Venecia zbatimi i reformës në drejtësi është i njëanshëm.

Jemi përpara një situate edhe më dramatike ku Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim të përqendrimin e të gjitha pushteteve ndaj kryeministrit aktual. Jemi në kushtet kur legjislativi dhe ekzekutivi janë bërë njësh. Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit.

Ku vendi është lënë qëllimisht prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë ku si pasojë janë 32 mijë çështje gjyqësore.

Ku prokurori i përgjithshëm i përkohshëm term që nuk ekziston në Kushtetutë, u emërua për të korrur këto rezultate të mahnitshme.

Vendi po shpopullohet pa mbarim. Nuk ka më asnjë investim serioz nga SHBA, Gjermania apo Italia. Është koha t’i themi ndal”, tha Meta

27 Comments

  1. Po. Mire e ke ti. Ta largojme me dhune sic larguat Salen qe i mori jeten kater qytetareve te ketij vendi. Duhet vote e lire dhe zgjedhje korrekte.

  2. Pikerisht! Por kyr Basha thoshte Rama ik, ti thoje Rama reflekto. Rama i tille ishte dhe atehere. Pse popylli dyhet te thote rama iki tani dhe jo atehere kyr e kerkoi Basha? Rama eshte i njejti, prandaj ky dyket si problem i joti personal. Per me teper ti je president, rrjedhimisht je komplet jashte rolit kir nxit popyllit kynder qeverise. Me e tmerrshmja eshte qe ty te ka zgjedhyr Rama. Minimalsht Ik nga aty pastaj flasim.

  3. Eshte mesuar te vjedhi perdite ky klloun.Harroi kur Saliu e nxorri 5:0 vendimin e gjykates per videon $700.000,edhe atehere s’kishte shtet,s’kishte kushtetute biles baba (qelbesire fare)Taku qe ishte dhe avokati Metes ne kete vjedhje tha:”sovrani foli” qe medemek populli e nxorri te pafajshem kete 7%.Me nje kerese te prokurorise kjo ceshtje hapet prap ,por pa Saliun tashme,ketu fle gjarperi i Metes.Po i vika keq per popullin ketij banditi kur femijet e vet i shkollon ne Angli,e moli shtetin.Ik thuej qafen more rrugac politik.

  4. Ky nuk eshte presidenti im. Kam te drejten time, ne baze te te drejtave te njeriut, te mos njoh kete si president. Respektoj ligjet, por kam te drejten ta them mendimin tim fort: Ilir Meta te QIFSHA ROBTE! Shendet dhe respekte miqte e mi. Me qetesi e dashuri

  5. Te marrim armet dhe te nxjerrim liken nga zyra, qe po con per lesh, po sakrifikon shqiperine per ti shpetuar birgut qe e pret

  6. Keta jane ortake me njeri tjeterin. Keta vjedhin bashke dhe bashke e bejne gjithcka tjeter. Pyetja shtrohet se cfare po gatuhet?

  7. Rama sala basha meta e te tjere jane TRADHETARE
    Jane kundra interesave te Shqiperise
    Evropa dhe usa po pastrojne leket tek ne e kane bere Shqiperine si WC publike
    KJO ESHTE E VERTETA E HIDHUR

  8. Ku flet per diktature kendej nderon si ducja,por ducja kishte mbrapa ushtri,po my loqe meta cilin ka mbrapa noren salihun lulune qimin ne keta po sulmon ameriken

  9. Ka disa muaj qe presidenti flet percarte. Dhe nuk e kupton qe ne syte e popllit ai mbetet po i njejti, Like Floriri. Sa me teper flet percarte aq me shume na konfirmon dyshimet. E pastaj kur mendon edhe Monen… Lulin… cfare trioje deshtakesh qe flasin percarte dhe pa lidhje.

  10. Meta me gjestin e tij ne 22 Nentor 2019 i ben thirrje shqiptarve te heqim kete diktature dhe te veme ate fashisto-komuniste-skraparqiste.
    Hajde fara luledielli …! Kemi edhe kalkam sheqeri per llupirje.

  11. O Zot!
    Vetem imagjinoni kush na shitet si shpetimtar dhe luftetar i shtetit te se drejtes?!Meta eshte simboli i korrupcionit dhe imoralitetit dhe tani e ka rrok paniku nga friga e drejtesise dhe fale Perendise nuk e ndjeke askush prapa se ky do fillonte lufte civile per te shpetuar bythen e tij dhe pasurine e vjedhur nga shqiptaret.Kur flasin ky e Berisha per moralin dhe drejtesine eshte si te flase prostituta per besnikrine.Ky pothuajse ka ikur per lesh dhe askush nuk e merr seriozisht madje as Monika pos Tedi Blushit.

  12. O Lapsi se kuptoni qe jeni bo me keq se Meta shkruani lajmet sic eshte e verteta se keshtu shkohet perpara,jo sic ju thote partia ,se demokracia triumfon gjithmone vonon po s’harron e ka tregu historia ,dhe jo servilizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu