• |
ide | kryesore

Interpol Tirana ekstradon nga Italia dhe Greqia dy persona të dënuar për vrasje

Lajme, Të fundit



Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia dhe Greqia dy persona të dënuar  për vrasje.

Në një njoftim, Policia e Shtetit thotë se nga Italia është esktraduar 40-vjeçari Festim Rusi, alias Besim Rusi, pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2001, shtetasi Festim Rusi alias Besim Rusi, në fshatin Metalliki në Greqi, pas një debati për motive të dobëta ka vrarë me armë të ftohtë thikë, shtetasin A. R.

Ndërsa nga Greqia u eksktradua 58-vjeçari Sherif Gjini 58 vjeç, lindur në  Elbasan. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2005, në fshatin Linas të Komunës Mollas në Elbasan, shtetasi Sherif Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin A. A.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe  Athinën, u bë i mundur arrestimi i tyre  në Itali dhe Athinë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë

Të dy shtetasit e ekstraduar ju dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *