• |
ide | kryesore

Ku është zhdukur Edi Rama?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Fotoja më sipër është imazhi i fundit në publik i kryeministrit Edi Rama. Dalja e tij e fundit mediatike ishte mbrëmjen e së dielës në ndeshjen Shqipëri – Francë ku edhe u inaugurua stadiumi “Air Albania”. Prej asaj nate kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet duke shënuar mungesën më të gjatë në TV që nga zgjedhja e tij kryeministër në 2013-ën.

Rama anuloi edhe takimin e së mërkurës të “bashkëqeverisjes me qytetarët” ku hallexhinjtë falënderojnë “bamirësin” për zgjidhjen e problemit të tyre në hipoteka apo administratë. Por ajo që është më e rëndësishmja, kryeministri shqiptar nuk ka bërë as më të voglin reagim për krizën që ka pushuar Gjykatën Kushtetuese.

As me zë e figurë, as me “cicërima” në rrjetet sociale. Ka munguar qoftë edhe një fjalë e vetme ndaj akuzave të rënda të Presidentit ty Republikës Ilir Meta për kapje të sistemit të drejtësisë dhe gjykatave. Të vetmen deklaratë e bëri në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit të së premtes së kaluar ku akuzoi Metën se “po sulmonte reformën e bërë me mbështetjen e BE dhe SHBA”.

Po ku është kryeministri Edi Rama dhe pse kjo shkëputje nga debati politik? Ai vetë e ka pranuar se nuk rri dot pa dalë në TV …madje dhe në frigorifer.  

LEXO EDHE: “Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

Vetëm sot publikoi disa foto nga Riadi i Arabisë Saudite në krah të Princit të Kurorës Muhammed Bin Salman që mbante në dorë pikturat e të parit të qeverisë shqiptare. Rama thotë në postimin e tij se është aty për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë, por Partia Demokratike në një deklaratë të saj, këtë të premte thotë se “Edi Rama vazhdon turin e tij prej sheiku, duke shitur piktura e hapur ekspozita”.

Gjithsesi, nuk është e qartë nëse kjo mungesë në debatin politik është strategji apo Rama po reflekton për atë që po ndodh. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Sa te vegjel qe jeni ju karzetaret e ketij pordhali.Komentoni nje here si karrociere te pakten se aq e keni enen pasi njerez te letrave sbeheni dot kurre pamvarsisht titujve si analiste qe ju kane dhene cs intelektuale shume me poshte se karrocieret

  2. O sa shpejt na mori malli për diktatorin,
    për mashtruesin,
    si u zhduk pa thënë lamtumirë,
    Të ketë ndodhur në darkë apo që pa gllirë,
    O sa keq , o sa mirë,
    kush e di ku ka shkuar,
    të njoftojë doktorrin,
    Se ndoshta po vuan nga depresioni,
    Nga sikleti, nga droga,
    ose po i rritet tensioni.
    Po deshët shpalleni të humbur,
    Kur t’i dalë pija,
    vjen me turravrap tu shpija…
    Sa me gëzim,
    do ta presin bagëtia

  3. Eshte strategji. Lajmet qe eshte i semure i perhap vete. Cdo lajm qe do degjoni kete e tutje se gjasme eshte i semure jane te sajuara. Do kete ngjarje . Ka konfirmuar “ te penduarin” dhe sa here ka nje ngjarje qe pritet te ndodhe , .ai largohet pa destinacion te qarte. koken e ka te qejfet e shitjes se pikturave. I duhet te justifikoje leket qe do gezoje pasi te lere pushtetin qe do te jete shpejt. Po ben daljen . Madje ai e ka lene pushtetin. Marreveshjet jane bere. Koke e turkut do jete Meta dhe me Meten do ta mbyllin dhe nderkombetaret shpartallimin final qe i bene drejtesise por qe jane investuar shume pa ditur se do shperderohej aq keq nga nje i paafte joshtetar si Rama. Por cdo lajm per semundjet e tij ketej e tutje mos i besoni.

  4. Ne Riad zoterinj, ne Riad, tek parja.

    Leku leter.

    Po ju, ke miliarder arab keni takuar kohet e fundit? Eh, eh…

  5. Edi Rama mesa duket është në kërkim të vendit për azil politik si i “persekutuar” për krijimantarinë e tij artistike.

  6. Rasputinin e mbani mend? Shikojeni me kujdes foton e Rames. Sh shpejt do lere dhe floket e gjata qe te behet si ai 100%. Po mire Rusia se gjithe ai vend dhe e mban nje Rasputin, po c’taksirat patem ne per nje edvin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *