Fotoja më sipër është imazhi i fundit në publik i kryeministrit Edi Rama. Dalja e tij e fundit mediatike ishte mbrëmjen e së dielës në ndeshjen Shqipëri – Francë ku edhe u inaugurua stadiumi “Air Albania”. Prej asaj nate kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet duke shënuar mungesën më të gjatë në TV që nga zgjedhja e tij kryeministër në 2013-ën.
Rama anuloi edhe takimin e së mërkurës të “bashkëqeverisjes me qytetarët” ku hallexhinjtë falënderojnë “bamirësin” për zgjidhjen e problemit të tyre në hipoteka apo administratë. Por ajo që është më e rëndësishmja, kryeministri shqiptar nuk ka bërë as më të voglin reagim për krizën që ka pushuar Gjykatën Kushtetuese.
As me zë e figurë, as me “cicërima” në rrjetet sociale. Ka munguar qoftë edhe një fjalë e vetme ndaj akuzave të rënda të Presidentit ty Republikës Ilir Meta për kapje të sistemit të drejtësisë dhe gjykatave. Të vetmen deklaratë e bëri në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit të së premtes së kaluar ku akuzoi Metën se “po sulmonte reformën e bërë me mbështetjen e BE dhe SHBA”.
Po ku është kryeministri Edi Rama dhe pse kjo shkëputje nga debati politik? Ai vetë e ka pranuar se nuk rri dot pa dalë në TV …madje dhe në frigorifer.
LEXO EDHE: “Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit
Vetëm sot publikoi disa foto nga Riadi i Arabisë Saudite në krah të Princit të Kurorës Muhammed Bin Salman që mbante në dorë pikturat e të parit të qeverisë shqiptare. Rama thotë në postimin e tij se është aty për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë, por Partia Demokratike në një deklaratë të saj, këtë të premte thotë se “Edi Rama vazhdon turin e tij prej sheiku, duke shitur piktura e hapur ekspozita”.
Gjithsesi, nuk është e qartë nëse kjo mungesë në debatin politik është strategji apo Rama po reflekton për atë që po ndodh. ©LAPSI.al
Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë? pic.twitter.com/0lHjXHHtrD
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2019
Sa te vegjel qe jeni ju karzetaret e ketij pordhali.Komentoni nje here si karrociere te pakten se aq e keni enen pasi njerez te letrave sbeheni dot kurre pamvarsisht titujve si analiste qe ju kane dhene cs intelektuale shume me poshte se karrocieret
Ne Te figrs esht futur thuaje troç o vezhgus.
Ne Te figrs esht futur thuaje troç o vezhgus.
Uroj te mos kthehet asnjeher
Pse duhet te meret me meten,kur ky flet kunder amerikes e be,keta folen sot dhe meta nderoje si musolini
O sa shpejt na mori malli për diktatorin,
për mashtruesin,
si u zhduk pa thënë lamtumirë,
Të ketë ndodhur në darkë apo që pa gllirë,
O sa keq , o sa mirë,
kush e di ku ka shkuar,
të njoftojë doktorrin,
Se ndoshta po vuan nga depresioni,
Nga sikleti, nga droga,
ose po i rritet tensioni.
Po deshët shpalleni të humbur,
Kur t’i dalë pija,
vjen me turravrap tu shpija…
Sa me gëzim,
do ta presin bagëtia
Eshte strategji. Lajmet qe eshte i semure i perhap vete. Cdo lajm qe do degjoni kete e tutje se gjasme eshte i semure jane te sajuara. Do kete ngjarje . Ka konfirmuar “ te penduarin” dhe sa here ka nje ngjarje qe pritet te ndodhe , .ai largohet pa destinacion te qarte. koken e ka te qejfet e shitjes se pikturave. I duhet te justifikoje leket qe do gezoje pasi te lere pushtetin qe do te jete shpejt. Po ben daljen . Madje ai e ka lene pushtetin. Marreveshjet jane bere. Koke e turkut do jete Meta dhe me Meten do ta mbyllin dhe nderkombetaret shpartallimin final qe i bene drejtesise por qe jane investuar shume pa ditur se do shperderohej aq keq nga nje i paafte joshtetar si Rama. Por cdo lajm per semundjet e tij ketej e tutje mos i besoni.
Ne Riad zoterinj, ne Riad, tek parja.
Leku leter.
Po ju, ke miliarder arab keni takuar kohet e fundit? Eh, eh…
E zencin mallkimet e njerzve te ndershem dhe jo politiqene.
per “vezhguesi”ose “kaleci”po deshe lajme te verteta lexo Temen e Imer Gelbazes
Edi Rama mesa duket është në kërkim të vendit për azil politik si i “persekutuar” për krijimantarinë e tij artistike.
Rasputinin e mbani mend? Shikojeni me kujdes foton e Rames. Sh shpejt do lere dhe floket e gjata qe te behet si ai 100%. Po mire Rusia se gjithe ai vend dhe e mban nje Rasputin, po c’taksirat patem ne per nje edvin
ore rama eshte si kukullat ne skene te tjeret poshte terheqin fijet