• |
ide | kryesore

Mediat në Kosovë: Rama autorizon Vuçiç të flasë në emër të Ballkanit Perëndimor me presidentin Macron

Lajme, Të fundit

Skandalin që e ka bërë duke e fyer Kosovën në takimin e Ohrit për shkak të mungesës së saj në iniciativën për jetësimin e minishengenit ballkanik, i cili i shkon për shtati më së shumti Serbisë, Edi Rama e ka trashur duke u pajtuar që Aleksandër Vuçiqi t’i përfaqësojë interesat e shteteve ballkanike para presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Këtë autorizim Rama ia ka dhënë Vuçiqit në Ohër para dy javësh bashkë me Zaevin në samitin, në të cilin nuk mori pjesë Kosova për çka Edi Rama edhe e sulmoi ashpër lidershipin e saj se po vetëpërjashtohet në iniciativa të tilla.

Se Vuçiqi është autorizuar të shpjegojë për shengenin në Francë, ka treguar vetë presidenti i Serbisë në një intervistë që ia ka dhënë gazetës gjermane me ndikim Der Spiegel.

“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, përfshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar”, ka thënë Vuçiqi.

Siç dihet Vuçiqi në takimet me Macronin në Paris vetëm 2 ditë pas takimit të Ohrit nuk ka gjetur shumë disponim për minishengenin për faktin se Macron ka kërkuar që kjo iniciativë t’i përfshijë të gjithë, edhe Kosovën.

E autorizimi, që Rama është pajtuar t’ia japë Vuçiqit për të folur në emër të Ballkanit në Francë, është bërë edhe përkundër faktit që atje Kosova e ka pasur përfaqësuesin e saj, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili në kryeqytetin francez ka realizuar edhe takime me shefin e shtetit serb me ndërmjetësim të Macronit.

Duke folur për minishengenin, Vuçiqi edhe një herë ka treguar se kjo nismë më së shumti i konvenon Serbisë.

“Minishengeni është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur rajonit në 30 vitet e fundit. Jo më luftë, jo më masakra, në vend të kësaj ai është një lloj Skandinavie për të varfrit. Me të ne do të bëhemi një far motori i rritjes ekonomike për të gjithë Evropën”, ka thënë ai.

E kur Der Spiegel e ka pyetur se a do të jetë Kosova pjesë e minishengenit, Vuçiqi ka bërë pak propagandë.

“Kosovarët nuk po e dinë se çfarë po duan. Albin Kurti, që me gjasë do të bëhet lideri i tyre i ri, tingëllon sikur do të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim kështu. Por ne megjithatë mund të bëjmë biznes të mirë bashkë”, ka thënë Vuçiq./Express

10 Comments

  1. interesant sa rob te trashe jane keta koqevaret.Deshirat e tyre qe vdesin per baba serbin,vdesin tja vene tjetrit ne goje ,nuk thone kot ne cdo 7 kosovare 8 punojne per serbin.

    1. Or hale njeri, kjo që thua ti është politika e serbisë me spiunët dhe me idiotët si puna jote për të futur përçarjen midis shqiptarëve këtej e andej kufirit.

      Sa për të trashë, shqiptarët e kosovës sado që mund të kenë ndonjë mungesë, jam 1000% i sigurtë që monstra si ti dhe rilindasit nuk kanë.

      Zoti ju vraftë! Tradhëtarë!

    2. O klysh , ti per militantizem partiak del dhe leh ketu,si zagar ne fakt , as si klysh jo . Imagjino po te jetoje me serbet, ia coje motren ne shtrat me deshire me 10 euro, Mos te flasim per gruan.Bile edhe cunin e vogel ia coje t’e ta zhvirgjeronin . Mos u thuaj koqevar te qifte gjithe kina cunin,dhe nenen. Dhe qe ta dine te gjithe ti keto i thua me dijenine e plote te Edi Rames,per te mos thene qe je vete Edi Rama. Robt edhe Genc Cakes qe akoma ska dhene doreheqje por po e perdor Rama si garniture.

    3. Dhe te jesh i sigurte ti bastardi “hafija vjeter” qe heret a vone do te dale edhe emri dhe mbiemri, Gjithmone nqs nuk je vete Edi Rama, se ne fakt shume fakte flasin qe ai militanti qe mbron Edi Ramen eshte vete Edi Rama. Mire e tha komentuesi me siper, mallku qofte ne 7 breza ai qe nxit percarje

    4. O lapsi pse lejoni postimet e ketyre percaresve?Nuk i fshni dot|?Turp tju vije dhe juve se keta zagar percares e kane cuar deshiren per bashkim afer 50% tani dhe me vone ndoshta ne 10%. TURP!!

  2. Rama AUTORIZOI Vucicin… Hajde popull i trashe hajde. Ose me mire hajde media shkerdhate hajde.
    Vucici ka marre AUTORIZIMIN nga Rama qe te PERFAQSOJE BALLKANIN.

    Kaq te trashe te jene keta te mediave valle ?

    Tamam lajm per buzebardhet ne te dy anet e kufirit .

  3. Para se ta thone mediat ne Kosove kete e ka spjeguar Shaban Murati,>Lexojeni analizen e tij se sa mire e spjegon kete gje apo si argumenton kunder Mini Shengenit te treshes antishqiptare Vucic-Rama-Zaev

  4. Nuk mendoj se kjo iniciative i leverdis (jo “konvenon”) vetem Serbise. Por jam dakord qe veprimet e Rames jane jashte cdo protokolli politik. Sikurse ne Shqiperi, ai mendon te beje sjellje qe vetem do irritonin njerezit dhe qe te flasin per te..Nje psikopat qe do vetem protagonizem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu