• |
ide | kryesore

Meta cakton datën për shortin e KED: Nuk lejoj asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019.

Lajmi është bërë me dije në njoftimin që zyra e shtypit pranë Presidencës shpërndau për mediat ndërsa zbardhi vendimin e Kreut të Shtetit, me z. Besnik Muci.

Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.” – thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *