• |
ide | kryesore

Meta ‘djeg’ Besnik Muçin: I kërkova të rivlerësojë qëndrimin pas vendimit të KPA

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim z.Besnik Muçi.

Presidenti Meta, e falenderoi z.Muçi që pranoi të ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Gjykatësit Kushtetues, si kandidatura e parë e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.

Lexo më tej: Refuzoi të njohë vendimin e KPA për shkarkimin/ Besnik Muçi letër Gjykatës Kushtetuese: Pres vendimin tuaj për mandatin tim 

Z.Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i shprehu Presidentit Meta se nuk është politikan, por një jurist dhe duhet të veprojë si i tillë deri në fund për të kërkuar të drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë zoti Muçi e garantoi Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta ndërkohë është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur mënjehërë këtë vakancë për aplikim.

Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

2 Comments

  1. Mos e zevendesoni kete foto te cepanakut me nje tjeter. Nuk nevoitet asnje analize per karakterin e Likes, kjo foto shpreh gjithcka.

  2. besnik muci dogji veten sepse kishte ne dore te votonte arta vorpsin duke djegur Xhaferllarin 3-1 dhe ti jepte fund komedise per gjykaten kushtetuese. ai zgjodhi ti behej krah kandidatit per burg ilir meta, qe ca spo ben per ti shpetuar hekurave. tani muçi te shkoje ne pidhin e nones se likes. DUHET TE JEMI TE QARTE DHE TE FLASIM PA DOREZA. PERENDIMI BEN LIGJIN, AI VENDOS, DHE KUSH NUK I BINDET SADO I NDERSHEM TE JETE NE PARIM DIGJET SEPSE MBRON NJEREZ TE PANDERSHEM SI ILIR META APO SALI BERISHA, KJO GJE MUND TE MOS I PELQEJE NDONJERIT QE SHKRUAN ME SHUME PROFILE KETU POR SNA RRUHET KARI. Me cdo cmim shqiperia duhet te clirohet nga individe si likja per ti hapur rruge demokratizimin… mos kujtoje njeri qe drejtesia e re do shpetoje ramen… perkundrazi, ai vjen mbas likes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu