• |
ide | kryesore

Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme për mediat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Lajmi është njoftuar nga zyra e shtypit pranë kreut të Shtetit sipas së cilës: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot në ora 18:30 një konferencë te jashtezakonshme per shtyp!

Konferenca e jashtëzakonshme vjen pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi sot me Besnik Muçin, të cilit i kërkoi të rishqyrtojë qëndrimin e KPA-së. Ish-kandidati për në Prokurorinë e Posacme, akuzoi Kolegjin e Apelimit se e vetoi në kundërshtim me ligjin, përderisa ai e ka humbur statusin e magjistratit, në momentin kur u betua para presidentit si gjyqtar Kushtetues.

Ndërkohë, kujtojmë se lidhur me situatën e krijuar në procesin e emërive të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta zhvilloi takime me krerët e partive opozitare jashtë parlamentit, ish presidentët e Republikës si edhe shoqërinë civile, ndërsa dorëzoi kallëzimin penal për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Gjithashtu kreu i shtetit ka shpeshtuar sëfundi deklaratat e tij për referendum popullor, me e fundit sot, ku përmes një postimi në facebook, pas referendumit të vitit 1998 për Kushtetutën, Meta e cilësoi atë të tradhtuar dhe apeloi për një të ri.



2 Comments

  1. perdite me nga nje te jashtezakonshme ky loqja. i duket vetja si ne telenovela. do vemendje

    a sbehet qytetar katnari joooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *