• |
ide | kryesore

Mozzik tregon se si e përjetoi akuzën për zhvatje ndaj Loredanës, ‘Kam qenë në shok’

Paparazzi, Slider



Në intervistën e fundit për gazetën zvicerane “20 minuten”, Mozzik ka rrëfyer ndër të tjera se si i përjetoi akuzat për zhvatje të ngritura kundrejt Loredanës nga një çift zviceran. Lajmi që bëri bujë pak muaj më parë, duket se nuk është pritur fort mirë nga reperi.

Mozzik i qëndroi pranë reperes, madje e shoqëroi këtë të fundit edhe në një deklaratë për shtyp të Loredanës. Por, gjatë kohës që policia kishte mbërritur në shtëpinë e ish-çiftit, këngëtari ka pranuar se ka qenë në shok dhe nuk e kuptonte se ç’po ndodhte. “Unë isha në shok sepse nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe. Policia kreu një kontroll në shtëpi. Unë mendoj se morën fatura”, është shprehur Mozzik, duke bërë të ditur se në po të njejtën ditë, Loredana ishte shoqëruar në komisariat për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.

“Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Më vonë zgjodha përsëri Lorin. Jo. Unë dua të besoj që ajo  nuk e bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e bëri atë. Edhe sikur të dalë e kundërta, unë do të mendoja se nuk e bëri”, është shprehur më tej reperi, duke treguar dhe një herë se pavarësisht ndarjes, Loredana e ka mbështetjen e tij në çfarëdo lloj situate. Nuk paska qenë aspak e lehtë për Mozzik përballja me një histori të tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *