• |
ide | kryesore

Ngërçi në Kushtetuese, Meta thërret në takim gjyqtarin Besnik Muçi

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim gjyqtarin e Kushtetueses Besnik Muçi.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije për Lapsin.al se Muçi është ftuar në një takim nga Ilir Meta për situatën e krijuar për rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Burimet konfirmojnë se pas takimit mes tyre pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca.

Besnik Muçi iu drejtua sot me një letër Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës i kërkonte të shprehej për mandatin e tij si anëtar i këtij institucioni.

Dje Besnik Muçi deklaroi se vijon të mbetet anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar vendimin për shkarkim nga KPA, pasi sipas tij hetimi ka nisur për periudhën që ushtronte funksionin e prokurorit.

Më tepër rreth këtij lajmi:  Refuzoi të njohë vendimin e KPA për shkarkimin/ Besnik Muçi letër Gjykatës Kushtetuese: Pres vendimin tuaj për mandatin tim  

©Lapsi.al 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu