• |
ide | kryesore

Pas shkarkimit, Besnik Muçi shkon në zyrën e tij në Gjykatën Kushtetuese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Besnik Muçi duket se nuk do të njohë vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e tij nga detyra.

Si çdo ditë tjetër, edhe sot ai është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese në cilësinë e anëtarit të kësaj gjykate.

Të enjten, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, i dekretuar nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi u shpall në orën 11:00 nga kryetari i trupit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo.

Por një vendim i tillë konsiderohet nul nga Muçi, i cili thotë se në momentin që ka bërë betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ky vendim nuk ka më efekt.

Sipas tij, vendimi nuk afekton funksionin tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sot nuk mund ti shtrijë kompetencat e veta mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur sipas parashikimeve kushtetuese të ndryshuara në 2016.

Një vit më parë KPK konfirmoi në detyrë Muçin, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.

Gjatë kohës që KPA po shqyrtonte dosjen presidenti e dekretoi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.



7 Comments

  1. mos e lsho zyren besniko
    mylle deren me cels ne veni karriken mrapa deres qi mos ta hapin dot
    a more krevat me vete me flejt noten

  2. Po jo ore se nuk e lsho zyren Niku se gjyshi ne trashegimi ja ka lon.
    Ene una ate du qe Niku te mbyllet aty brenda se kshu do me plotesohet dedhira qe per leckash zvarre do ta qesin prej aty.

  3. Nuk e di se eshte bere ndonje padrejtesi, pak rendesia ka. Keta, te gjithe, duhet te kuptojne se jane sherbetore te shtetit dhe asnjeri, edhe formalisht, nuk duhet te behet pengese per funksionimin e tij..

  4. Keta duhet te kuptojne se nuk eshte prone e tyre private asgje, por jane ne sherbim te popullit, por keta perfaqesojne ligjin edhe jetojne me ligjet e tyre, harojne se ku jane, edhe per cfare jane, shpresoj ti fusin ndonje gjobe edhe pse jo burg, me mire gjobe edhe ska pse paguan populli per keta ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *