• |
ide | kryesore

Refuzoi të njohë vendimin e KPA për shkarkimin/ Besnik Muçi letër Gjykatës Kushtetuese: Pres vendimin tuaj për mandatin tim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e tij nga detyra, Besnik Muçi i është drejtuar sot me një shkresë Gjykatës Kushtetuese ku i kërkon kësaj gjykate të vendosë nëse e ka ende mandatin si gjykatës në këtë institucion.

Sipas nenit 179/b, pika 3 të Kushtetutës unë nuk përfshihem si subjekt i rivlerësimit ex
officio për shkak të funksionit të Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, pasi këtë funksion unë nuk e
kam pasur në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 76 të vitit 2016. 

Procesi i rivlerësimit tim ka filluar ex officio për shkak të funksionit të Prokurorit që unë kam
mbajtur deri më datë 18 tetor 2019. Me përfundimin e këtij statusi, sikurse parashtrova më sipër,
objekti për të cilin ka filluar procedura e rivlerësimit apo qëllimi i këtij
procesi është bërë i
pamundur
.” – thotë Mucin e letrën e tij, ndërsa thekson se pavarësisht pretendimeve të tij, mbetet në pritje të vendimi të të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim
si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht sa më sipër, me qëllim për të ruajtur integritetin tim dhe të Gjykatës Kushtetuese të
Republikës së Shqipërisë, lidhur me çështjen administrative të ushtrimit të detyrës, jam në pritje
të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim
si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në përmbushje të detyrimeve të nenit 127 të Kushtetutës dhe
nenit 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 në një afat sa më të shpejtë të mundur.
Deri në marrjen e këtij vendimi, ju njoftoj se do të përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetuese
dhe ligjore.”
përfundon Muçi.



1 Comment

  1. Ore qenka kokoroc, ky kodoshi, te lumte. Nuk para t’a mbush syrin por u tregove burre danoc dhe jo lgbt. Falemderit Boschard, danke ANGELA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *