• |
ide | kryesore

Sarri nuk sqarohet me Ronaldo: “Me 99% nuk do të jetë kundër Atalanta”

Sport

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë kundër Atalanta: 1% është mudnësia e lënë nga Maurizio Sarri që portugezi të jetë kundër bergamaskëve dhe kjo është thjesht një formalitet. CR7 i kthyer nga impenjimi i dyfishtë me kombëtaren e tij, po kryen një program të personalizuar për të rekuperuar nga problem i vogël muskular që e shqetëson prej disa javësh, me objektivin të kthehet në dispozicion për ndeshjen e Champions League kundër Atletico. “Mes meje e tij – ka saktësuar Sarri në konferencë shtypi në vigjilje të ndeshjes me bergamaskët – nuk ka patur nevojë për asnjë qartësim pas zëvendësimit me Milan. Janë gjëra normale që ndodhin prej gjithnjë. Në Bergamo me 99% nuk do të jetë, kemi studiuar një program për rikthimin e tij në Champions”.

Të gjithë prisnin përballjen mes trajnerit dhe numrit 7, pas polemikave që shpërthyen me zëvendësimin e dyfishtë të Ronaldos kundër Lokomotivës në Champions dhe Milan, por duhet të mbeteshin të zhgënjyer: “Nuk ka nevojë për qartësime. Vij nga vitet ’90 e madje edhe mes diletantëve reagimet për zëvendësimin ishin të njëjta. Ose do të kaloja jetën duke shpjeguar, ose do mësohesha me faktin se lojtarët duhen lënë të lirë. Ky nuk është probleme, problemi i vërtetë është se në ndeshjen e parë me Portugalinë Cristiano ishte mirë, ndërsa në të dytën pati të njëjtat probleme të ndeshjeve të fundit. Po mundohemi të largojmë këtë ngërc që po e kondicionon, edhe mendërisht, duke u përpjekur ta bëjmë të stërvitet në mënyrën më të mirë. Objektivi është të jetë gati për Champions kundër Atletico. Me 99% nuk do të jetë në dispozicion”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu