• |
ide | kryesore

Alarm bombë në NBA: me uniformë e pa bërë dot dush lojtarët e Jazz e Warriors ikin me vrap nga arena

Sport



Jashtë në më pak se 30 minuta. Disa ende me uniformë, pa patur mundësinë të bëjnë as dush. Basketbollistët e Jazz e Warriors, si të gjithë 18.306 spektatorët prezentë, janë evakuuar me shpejtësi nga Vivint Smart Home Arena e Salt Lake City pak minuta pasi Utah mposhti 113-109 Golden State. Zona u mbyll për kontrolle e për të vendosur sigurinë.

Ndeshja kishte përfunduar vetëm pak minuta më parë, kur një pako e dyshimtë është gjetur në një nga restorantet brenda arenës së Jazz. Një qen anti-bombë ka dhënë sinjal pozitiv, duke bërë që të startojë menjëher evakuimi. Lojtarët e të dy skuadrave kanë lënë me vrap dhomat e zhveshjes e janë larguar me autobusët e tyre në më pas se 30 minuta nga fundi i ndeshjes. U anulluan konferencat për shtyp (protokolli i Nba parashikon që dy trajnerët të takohen me gazetarët jo më shumë se 20 minuta nga fundi i ndeshjes), ndërsa u evakuuan edhe gazetarët e tifozët.

“Futuni në vend të sigurtë nëse jeni brenda apo përreth arenës” ka postuar Joe Ingles, australiani i Utah. Zona përreth Arneës mbetet e mbyllur ndërsa autoritetet vazhdojnë kontrollet.

Pas dy orë kontrollesh e testimesh, policia e Salt Lake City ka lejuar kthimin e punonjësve në impiant. Ndërkohë, lojtarët e Jazz ishin kthyer në shtëpi e ata të Warriors në avionin që do ti kthente në San Francisco.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *