• |
ide | kryesore

Java po mbaron/ Ku e ka Meta videon përvëluese?

-Instant, Të fundit



Plot një javë më parë në kulmin e konfliktit me kryetarin e KED, Ardian Dvorani, presidenti Meta premtoi publikisht nxjerrjen e një videoje me fakte përvëluese që do të nxirrte të palarat e manipulimit që qe bërë për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

“Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet”!-shkruajti kreu i shtetit në 17 nëntor në Facebookun e tij.

Menjëherë mediat filluan spekullimet se aty mund të gjendeshin nga bisedat e regjistruara të Dvoranit në KED e deri tek implikimet rozë të diplomatëve të huaj me zyrtare të rilindjes që u pompuan nga gazeta të afërta me linjën e presidencës.

Por në fakt për hir të së vërtetës, zyra e shtypit të kreut të shtetit përtej spekulimece e kishte sqaruar pak a shumë se çdo përmbante kjo video:”…ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës” pati shkruar në Facebookun e tij Tedi Blushi në 16 nëntor.

Por as premtimi i Metës se videoja po përgatitet dhe as saktësimi i zëdhënësit se ajo do të ishte publike në fillim të kësaj jave, ende nuk janë bërë reale. Java po mbaron dhe njerzit që janë prehur qoftë të dëgjojnë argumenta kushtetues, qoftë të shuajnë kuriozitetin prej vuajeristi, kanë mbetur të zhgënjyer. Tani pas presidentit nuk është më as baba Taku i rikonvertuar në socialist, që të besonim se materialet përvëluese kamnë mbetur të mbyllura në çantën e tij të zezë.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Akoma nuk e njihni Meten e shantazheve e te pazareve.? Ju besoni se metes i dhimse shqiperija? Meta vetem shantazhon per interesat e felliqura te tija. Prandaj dhe tani ai bertet e therret, kerrcenon, deri sa te arrije te shpetoj e te perfitoj ndonje cope torte….Gangesteri Rama duhet ta qeroj , te mos merret me me te

  2. Mund të duket vërtetë si e dyshimte fjala e pambajtur e Metës, por nuk përjashtohet gjithashtu edhe mundësia që në këtë përplasje, nga ora në orë të dalin edhe përgjime të reja apo edhe zhvillime të reja.
    Megjithëate, ashpërsimi i gjuhës së Metës edhe me ndërkombëtarët, është një tregues se ai nuk ka rrugë tjetër veçse ti shkojë punës që ka nisur deri në fund., pasi nëse Gjykatën Kushtetuese e kap plotësisht në dorë Rama, me këtë ai do të mund që ta shkarkojë Metën si president..
    Fakt është se edhe Rama ka disa ditë që nuk shfaqet në publik e kjo është një shenjë se “i tremburi” mund të jetë edhe ai

  3. Ore hajvan

    NUK behet fjale per Meten.

    Udheheqesi Suprem Rilindas do te te jep me Koncesion edhe ty, kur te jete edhe Gjyqtar

  4. mos eshte ritransmetimi i videos kur me bllok te zi ne dore kerkonte para nga ministri i tij (te cilin e futi ne dhe)

  5. po e kerkon se deri tani i kane dale vidiot me monen edhe spo e gjene dote ate tjetren, ose mos do te nxjere ate vidion qe ka dale edi lakuriq ne france edhe mona e ka bere foto edhe iliri i ka bere vidio mones duke pare foton e edit edhe mona duke futur gishtat ne pithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *