• |
ide | kryesore

Mesazhi i Pochettino në tabelën e skemave të Tottenham: “Do jeni gjithnjë në zemrën time”

Sport



Aventura e Mauricio Pochettino tek Tottenham ka përfunduar keq, por pesë vjet të kaluar së bashku nuk harrohen lehtë. Kështu, përpara se të braktiste përfundimisht dhomat e zhveshjes së Spurs, tenkiku ka dashur ti lërë një mesazh të vecantë ish-futbollistëve të tij.

“Faleminderit të gjithëve, do jeni gjithnjë në zemrën time”, ka shkruar Pochettino mbi tabelën e skemave, përdorur aq shpesh për ti mësuar lojtarëve direktivat taktike e për të ndërsa idetë e skemat me ta. Pak fjalë për të përshëndetur “shokët e udhëtimit” tek Tottenham e për të mbyllur një cikël të rëndësishëm, që kulmoi me finalen e Champions League sezonin e kaluar.

Tottenham sot do të bëjë debutimin me Jose Mourinho, në sfidën e orës 13.30 në fushën e West Ham, por Spurs sigurisht nuk e kanë harruar argjentinasin që e ktheu skuadrën londineze në majën e futbollit anglez e europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *