• |
ide | kryesore

Moviola/ Prekje me dorë e protesta: ja episodet që tërbuan Atalantën

Sport



Ndeshje e vështirë me shumë episode, ajo mes Atalanta e Juventus, për arbitrin Rocchi. Në minutën e 18′ Papu Gomez futet në zonë nga e majta e me majën e këmbës kërkon pasimin për një shok, Khedira është shumë afër, por hap krahun në kërkim të topit. Rocchi pret pak sekonda e jep penallti: saktësisht sipas rregullores.

BARAZIMI I HIGUAIN — Juventus gjeti barazimin pas një aksioni në minutën e 74′. Pas tre përplasjeve, Palomino rinis lojën i shqetësuar nga Higuain, që e prek në tentativë për të goditur në portë. Topi shkon tek Pjanic e kthehet tek Pipita që kthehet e godet, duke gjetur devijimin e pafat të Toloi që befason Gollini. Rocchi nuk vlerëson si faull ndërhyrjen e Higuain e bën mirë, aq sa asnjë lojtar i Atalanta nuk proteston në këtë rast.

DUART E EMRE CAN — Pesë minuta më pas, Freuler kroson nga e djathta e Emre Can, mbi linjën e zonës bardhezi, prek me krahun e djathtë. Rocchi nuk fërshëllen. Të menjëhershme protestat atalantine e konsulta me Var. Arbitri shkon para monitorit, por nuk ndryshon ide: nuk ka penallti për vendasit. Topi është përplasur më parë në këmbë e pastaj në dorë, që nuk është as e hapur, por mbyllur pranë kokës.

GOLI I PËRMBYSJES — Episodi më i kontestuar vjen në të 82′ e kalon bardhezinjtë 2-1 në avantazh. Cuadrado ndërhyn në rrëshkitje për të rikuperuar topin në mesfushë dhe e prek edhe me dorë, duke i marrë topin Gomez. Faull, por Rocchi në këtë moment është i mbuluar, nuk mund ta shihte dhe në ndihmë nuk i erdhi as asitenti. Aksioni vazhdoi dhe ndryshoi edhe zotërimi i topit, motiv për të cilin nuk mund të ndërhynte Var, pas golit të Higuain, shërbyer nga Cuadrado.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *