• |
ide | kryesore

Rama hedh poshtë projektin e Behgjet Pacollit për Divjakën

-Instant, Lajme, Të fundit

Komiteti i Investimeve Strategjike, ka vendosur në prill të këtij viti të refuzojë kërkesën e kompanisë Mabetex të ish-ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli për një koncesion të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta me synimin e ndërtimit të pallateve shumëkatëshe dhe vilave në brendësi të parkut. Vendimi, i cili u mor në bazë të një ligji kontrovers të quajtur “Ligji i Investimeve Strategjike” i vitit 2015, është firmosur nga kryeministri Edi Rama, por publikimi i këtij vendimi mësohet se është bërë vetëm pak ditë më parë, në nëntor 2019.

Shoqata Shqiptare e Ornitologjisë e përshëndeti vendimin në një status në faqen e saj në Facebook më 22 nëntor 2019 si një “fitore e madhe përballë një kërcënimi të madh”.


Mabetex, një konglomerat shumëmiliardësh ndërtimesh nën pronësinë e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, propozoi fillimisht më 2017 synimin për të marrë tokën nën pronësi publike përgjatë bregut të detit pranë lagunës së Karavastasë në bashkinë Divjakë me synimin për të ndërtuar një seri pallatesh e hotelesh me vlerë investimi të premtuar prej 1 miliardë dollarësh.

Aktivistët mjedisorë protestuan ndaj planit duke e quajtur atë një shkatërrim për parkun kombëtar, një nga komplekset ligatinore më të rëndësishme në bregun e Adriatikut si dhe një nga pikat më perëndimore të banuara nga Pelikani Kaçurel, një specie vazhdimisht e rrezikuar të zhduket.

Për aktivistët, ishte veçanërisht shqetësuese përmasa e jashtëzakonshme e ndërhyrjes betonizuese në një park kombëtar, përfshirë pallate, rrugë e porte, në një zonë ku aktualisht gjenden vetëm disa ndërtesa një apo dy-katëshe si dhe disa lokale modeste peshkatarësh.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, “tipologjia e projektit të paraqitur nuk është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe legjislacionin për zonat e mbrojtura.”

Komiteti i Investimeve Strategjike është krijuar në bazë të një ligji kontrovers të vitit 2015 të quajtur “Ligji mbi investimet strategjike,” në bazë të së cilit, komiteti, i drejtuar nga kryeministri, i jep kompanive të caktuara privilegje të shumta, përfshirë privilegjin për të shpronësuar pronat private në rast se ato bien në llokmën e synuar nga investitori strategjik.

Vendimet e këtij komiteti teorikisht duhet të publikohen në një vend të veçantë të quajtur “regjistri” i investimeve strategjike. Siç vërehet në rastin konkret, ky regjistër nuk ka funksionuar përgjatë muajve të fundit.

GJERGJ EREBARA/BIRN

13 Comments

  1. Kjo eshte totalisht e pavertete . Mabetex ka bere nje studim per te treguar sesi mund te zhvillohet nje zone . Dhe kete ja ka bere dhurate ministrise perkatese , por asnjehere nuk ka qene e interesuar qe te ndertoje ne Shqiperi .
    Gjeni nje investim apo me keq nje interesim te Mabetexit ne Shqiperi dhe une kerkoj falje . Biles thone qe Erion Braçe i ka kerkuar 100 milion euro bakshish Baces dhe per kete qellim ja aneksoi ate zone Bashkise se Divjakes duke ja marre Bashkise Rrogozhine . Keto jane shashka te mavive dhe te birit te Anetes .

  2. Me siguri s’ka paguar ryshfetin Pacolli ndaj ja kane refuzuar projektin.Po ta lyente qeren e Rames jo pelikan kacurrel por edhe Brace kacurelin e zhdukte Rama.

  3. Me aq sa di une pacolli ka ndertuar thuajse teresisht Kryeqytetin me modern ne kazakistan por edhe ne gjithe rajonin te quajtur ASTANA. Shikoni veprat miliarda dollareshe te tij, e nuk besoj qe i ka ngel merak karavastaja. Besoj qe do dali Fusha, Mali, Spirdhopali, Qiknuri, baxhelluku e ndonje investikar strateqik i ridhjerjes qe do ta shkepe ate zone. Pacolli po ta kishte synuar e kishte marre dhe shkurt!

    1. Sa per dijeni ka 7000 punonjes vetem ne Astana , Kazakistan . Biles tani ka marre nje tender prej disa milirda dollareshe ne Mongoli , minimalisht 20 vjet pune .

  4. Bravo nese nuk e ka lejuar. Shpetoi ate pak natyre qe ka mbet. Jam i bindur qe po te ishte rama ne pushtet sdo kishte lejuar as valbonen. Te gjitha keto komente vene e vijne. Ne Shqiperi dihet ca do thote secili pa e hapur kamaren, por ne fund mbeten veprat dhe perpjekjet…

  5. Dikush thote me lart qe nqs Pacolli deshte te investonte do ta bente,por nuk ka asnje interes qe te rriskoje ne kete mut vendi qe gjithcka nderron per 24 ore.Asnje investim nuk ka Pacolli ne Shqiperi,sepse nuk ndihet i sigurte,nuk ka asnje klime te mire.Ndersa populli Divjakes dhe Karavastase jane fshataret me te varfer dhe hajdute ne Shqiperi,le te mbaje ate “kacurrelin” dhe ta beje gershet tek pantallonat e Braces.

  6. Nga Top Cannel lexova sot një lajm të ri se “opozita parlamentare” me shefa Hajdarin e PD e shefit të grupit të LSI (nuk po ja kujtoj dot emrin) se po krijojnë një parti “te re” fringo me emrin Thurrje”.
    Pika e parë e programit të kësak partie, është rikthimi i Shqipërisë në një shtet etatist komunist, ku të gjitha pasuritë natyrore duhet të shtetëzohen.
    Pika e dytë ëshë rindarja e pronave e 6 pikat e tjera, disa marrëzira të formuluara në frymën propogandistike të Ramës.
    Dy pikat e para a nuk janë identike me projektet e Ramës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu